Muharrem Abazaj

Për lashtësinë e gjuhës shqipe ka dy – tre shekuj që janë bërë deklarime nga studjues, por studimi i fundit nga Institucioni prestigjioz “ Departamenti i Zhvillimeve të Gjuhësisë e Kulturës në Institutin Max P!anck ( Institute for Evolutionary Anthropology) të SH.B.A, duke aktivizuar një grup gjuhëtarësh të përzgjeghur nga të gjitha vendet, duke përdorur metodat moderne më të fundit siç është ajo e analizës filogjenetike, e përcaktoi gjuhën albanian ( ilirishte – shqipe ) me një lashtësi 7000 vjeçare, mbyll çdo diskutim për lashtësi të saj.

Ne gjuhëtarëve shqiptarë na del detyrë që ta konkretizojmë, ta dokumentojmë këtë lashtësi, të tregojmë si ka qënë qenë kjo gjuhë në lashtësi dhe si ka ardhur në trajtën e shqipes së sotme. Dokumentimi shkencor kërkon materiale konkrete, materiale të shkruara në kohë të lashta në gjuhën pellazgo – shqipe. Të vetmit materiale të shkruara janë mbishkrimet e lashta..

Me përpjekje të shumta kam mundur të deshifroj mjaft prej tyre. Ata janë shkruar me pellazge por bëhen të deshifrueshme me shqipen e sotme. Këto deshifrime i kam publikuar përmes botimit të disa librave, por për t ‘ i bërë më të përdorëshme nga institucionet shkencore, nga studjuesit apo dhe lexues të interesuar, të gjitha fjalët e evidentuara nga këto mbishkrime i kam sistemuar në : “ Fjalor pellazgjisht – shqip “që kam botuar këtë vit.

Nga shumë kolegë por edhe ndjekës të mij në fb,.kam marrë përshtypjet e tyre për këtë fjalor. Krahas vlerësimit, duke e konsideruar si një dokument i pa kontestueshëm që provon se gjuha pellazgo – shqipe është shkruar që në lashtësi, ka patur edhe një vërejtje, kjo për numrin e kufizuar të fjalëve të këtij fjalori. Vërejtja e tyre është e pranueshme, pasi fjalorët në përgjithësi, kanë me mijra fjalë, kurse tek ky fjalor ato numërohen me disa qindra. Në parathënien e Fjalorit unë kam bërë disa sqarime, por duhen bërë edhe disa sqarime të mëtejshme.

Këtu lind një pyetje. Kaq fjalë kam mundur të identifikoj unë, apo gjuha pellazge ka patur një leksik të kufizuar? Për të dyja këto pyetje ka përgjigje pozitive..

Fjalët pellazge që kam pasqyruar në këtë fjalor unë kam mundur t ‘ i identifikoj vetëm nga deshifrimi i mbishmrimeve të lashta, pasi nuk ka asnjë burim tjetër. Dhe ato mbishkrime i kanë shpëtuar rrebesheve të kohërave, janë thuajse të gjitha mbishkrime mbi gurë varresh. Duke qënë të këtij karakteri dhe, të shkruara nga të afërmit e tyre përgjithësisht të pashkolluar, sasia e fjalëve tek këto mbishkrime është shumë e kufizuar.

Ekziston mundësia që të deshifrohen edhe shumë mbishkrime të tjera dhe kjo do ta pasurojë fondin e këtyre fjalëve pellazge.

Por edhe gjuha pellazge ka pasur një fjalor shumë të kufizuar.Pse të ketë ndodhur kjo kur pranohet se gjuha pellazge është mëma, së paku e gjuhëve të famlijes indoevropiane:

Si gjuhë parake, e parë, pellazgjishtja është një gjuhë e lindur, pa asnjë farë ndikimi nga gjuhë të tjera. Lindja dhe zhvillili i saj ka kaluar përmes një procesi të ndërlikuar dhe të shtrirë shumë në kohë, por mund të themi disa elemente bazë të këtij zhvillimi. Ajo ka lindur si nevojë e njerëzve më të lashtë për të komunikuar midis tyre për mbijetesë në luftë me kafshët e egra dhe kushtet e ashpra të motit. Komunikimi do të ketë nisur me anë të gjesteve, lëvizjeve të gjymtyrëve, mimikës etj, por komunikimi përmes tingujve aritkulimi i tingujve ka ardhur duke u bërë baza e komunikimit. Tingut e parë që janë arikuluar dhe kanë shërbyer si fjalët e para kanë qenë tingujt zanorë, kjo për faktin se ata janë më tingëllues dhe më të lehtë për t ‘ u shqiptuar.

Si tingulli i parë, lehtësisht më i artikuluar, ka qenë zanorja a, e cila shqiptohet thjesht me hapjen e gojës. Tingulli a ka marrë vlerën e foljes ha, duke emërtua kështu nevojën bazë të njeriut për të jetuar, procesin e të ushqyerit. Po ky tingull ka marrë më pas edhe kuptimin e foljes me qenë, asht. Për ne është e njohur kjo trajtë foljore a/asht, e dialektit të gegënishtes. Zanorja e është përdorur me kuptimin e foljes je, zanorja, i është përdorur më kuptimin e përemrit vetor ai, zanorja u është përdorur në kuptimin e emrit ujë, zanorja o në kuptimin e përemrit dëftor të gjinisë femërore, veta e tretë ajo.

Shtimi i vazhdueshëm i aktivitetit njerëzor ka kërkuar më shumë fjalë për komunikim, prandaj janë vënë në përdorim edhe tingujt bashktingëllorë, por duke qenë se ata të vetëm nuk arrijnë të japin një tingëllim të qartë, janë shoqëruar me tinguj zanorë. Janë krijuar fjalët e para të shprehura me rrokje.

Po japim më poshtë fjalët njërrokëshe të formuara nga të gjitha nashktingëlloret të shoqëruara me zanoren a.

af – ndajfolja afër, më vonë kjo fjalë merr trajtën av, pasi tingulli i pazëshëm f zëvendësohet me tingullin e zëshën v.

ak – emri hakë

al – alë, më vonë ka marrë trajtën arë, për shkak të fenomenit të qielëzorzit.alban / arban.

am – ka patur kuptimin emrit amë, nanë..

an – ka patur kuptimin e emrit anë, skaj.

ap – folja hap.

as – folja asht.

at – at, babë.

ba – folja me ba

da – folja me nda.

fa – folja tha.

ka – folja ka

la – folja me la

ma – ndajfolje sasie ma, akoma.

na – përemri vetor, veta e parë shumës.

pa – folja me pa.

ra –folja me ra me shkue.

sa – lidhëza sa.

va – folja vajti

za – me zanë.

Kështu janë formuar fjalë njërrokëshe edhe me zanoret e tjera në ashkveprim me bashktingëlloret,por numri i fjalëve të dala nga ky bashkveprim, nuk ka dalë më shmë se ai i zanores a.Këto fjalë njërrokëshe të formuara nga një zanore dhe një bashktingëllore, janë të pazbërthyeshme, prandaj po i quajmë të para.

Si e shihni, numri i fjalëve më të parme pellazge, edhe nga kombinimi zanore bashktingëllore, përsëri ka qenë shumë i kufizuar,ka qënë shumë i vogël. Nevoja e shtimit të fjalëve të tjera ka shpënë në zbulimin e një mënyre tjetër të formimit të fjalëve, atë të përngjitjes së fjalëve njërrokëshe të parme.Kjo mënyrë ka rezultuar shumë produktive.

Do sjellim shëmbuj të tillë të formimit të fjalëve me anën e përngjitjes së fjalëve njërrokëshe të parme:

sul. fol..sul. Fjala me u sul është formuar nga përngjitja e dy fjalëve njërrokëshe të parme: s – ul .Fjala e pare s ka kutimin e pjesëzës mohuese s, nuk., fjala ul ka kuptimin e foljes me u ul. Kuptimi i foljes me u sul është nisja përpara me shpejtësi.për të arritur një objektiv të caktuar.Dhe ky objektiv, kjo fitore arrihet vetëm nëse kjo lëvizje përpara nuk do të ndërpritet, pra lëvizja ( sulmi) duhet të mos ndalet, sulmuesit nuk duhet të ndalojnëm nuk duhet të ulen, nuk duhet ta ndërpresin sulmin,

sum ndf. shumë. s > sh. Fjala sum është formuar nga përngjitja e dy fjalëve njërrokëshe të parme : s – um. s = s’, nuk; fjala um ka kuptimin e foljes humb, por në trajtën e gegënishtes, hum. Kuptimi i fjalës së formuar. “ S’ humb, nuk humbet.” Fjalia jep idenë e një qëndrueshmërie e cila me sa kuptohet, e ka bazën tek ekzistenca e një sasie të tillë materiale, që i reziston kohës, nuk zhduket lehtë.Bashktingëllorja s e pellazgjishtes ka dhënë bashktinhëlloren dyfishe sh në shqipen e sotme..

pak – ndajfolja pak, është formuar nga përngjitja e fjalëve njërrokëshe të parme pa – ak . Fjala e parë pa parafjala pa, fjala e dytë ak enri hakë,vlerësim i saktë.

Kur një vlerësim i një malli ose i një pune nuk është bërë i drejtë, nuk i është dhënë vlerësini i duhur, quhet pak i vlerësuar. Pra kuptimi i del: “pa hakë” i vlerësuar jo drejt.

Vëmë re se edhe fjalët që kanë dalë nga përngjitja e dy fjalëve njërrokëshe të parme, kanë strukturë njërrokjore, por duke qenë se këto fjalë njërrokëshe janë të zbërthyeshme, do t ‘ i quajmë të përbëra, jo të parme.

Veç përngjitjes, për formimin e fjalëve të ndryshme, është përdorur edhe bashkimi mekanik i fjalëve njërrokëshe.shem : emërtimi i qytetit të lashtë ilir Dimal është krijuar nga bashkimi mekanik i dy fjalëve njërrokëshe: di ( dy) – mal. “ Dy male”.Por edhe me zbatimin e këtyre metodave të formimit të fjalëve të reja, sasia e fjalëve të pellazgjishtes, ka mbetur shumë e kfizuar. Shkaku për këtë ka qenë natyra e ngurtë e strukturës së fjalës pellazge. Gjuha pellazge nuk i ka njohur elementet gjuhësore që e bëjnë fjalën të ndryshueshme, flektive, siç janë parashtesat, prapashtesat, mbaresat, nyjet. Kjo ka bërë që një fjalë pellazge të marrin kuptime të ndryshme: folja mar është përdorur me kuptimin e foljes marr, me kuptimin e mbiemrit i marrë, me kuptimin e ndajfoljes mbarë.

Një bum, një revolucin të vërtetë leksikor ka patur gjuha pellazgo – shqipe, kur ajo vuri në zbatim këto mjete gjuhësore,gjë që përkon me emrin gjuha shqipe.

Shënim: Të gjitha fjalët që kemi përdorur për ilustim në këtë postim, i gjeni tek “ Fjalori.Krahasues Pellazgjisht – Shqip “

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here