Gjithnjë e më shumë gjërat e çuditshme po kushtojnë më shtrenjt në treg dhe pikërisht këtë e ka treguar Bottega Veneta me një çantë që kap vlerën e 2000 eurove.

Botega Veneta, ndër të tjera, është jashtëzakonisht e famshme për çantat e saj, të cilat shpeshherë e gjejnë veten në rolin e detajit të domosdoshëm të modës të influencuesve të famshëm dhe të gjithë atyre që janë adhurues të kësaj marke të veçantë, pa u bërë problem çmimi.

Së fundmi, marka ka lançuar një çantë të mesme në ngjyrë kafe, me vlerë 2000 euro. Çanta, e cila duket si një qese letre e zakonshme, vjen në dy madhësi: një më e vogël që kushton 1500 euro dhe një më e madhe që kushton deri në 2000 euro.

Raporti çmim-cilësi nuk vihet në dyshim, por pamja e thjeshtë e çantës, e cila në fakt është një qese letre e markës, është shumë konfuze kur nuk përmendet se çanta nuk është prej letre, por e realizuar me lëkure viçi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here