Ilirët kanë bërë vendin e tyre edhe në Hollivud. Ndonëse të përmendur pakrahasimisht më pak sesa thrakët, regjisorë e skenaristë të ndryshëm kanë zgjedhur t’i bëjnë protagonistë paraardhësit e shqiptarëve.

Kështu, në filmin “The Scorpion King 2: Rise of a Warrior” (2008) të regjisorit australian Russell Mulcahy, ilirët zënë një vend jo të vogël në plotin e filmit, shkruan Konica.al.

Personazhi Polluks, i luajtur nga aktori gjerman Andreas Wisniewski, në film portretohet si prijësi i një çete luftëtarësh ilirë. Bashkë me luftëtarin akadian, Mathayus, ata ndërmarrin një udhëtim fantastik në botën e përtejme në kërkim të gjetjes së shpatës së Damokleut.

”Burra, nderi ilir na thërret”, janë fjalët e prijësit ilir teksa përballet me të papriturat tmerruese të botës së përtejshme.

Edhe në filmin për Lekën e Madh ‘Alexander the Great’ (2004) të regjisorit Oliver Stone, bota ilire tipizohet përmes personazhit të Glaukut, një luftëtar ilir.

Ky karakter, i luajtur nga aktori irlandez Tadhg Murphy, sjell një nga momentet më drithëruese të filmit. Në agoninë e jetës pas plagëve vdekjeprurëse të marra në luftimet me indianët, Glauku nga Iliria ka një dialog fjalëpak, por domethënës me Lekën e Madh (Colin Farrel):

Glauku: Madhëria juaj.

Leka i Madh: Ti je trim. Si të quajnë?

Glauku: Glauk, mbreti im.

Leka i Madh: Dhe nga je?

Glauku: Iliria.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here