Abdulla Mehmeti

Gjuhësi

EMRAT APË DHE ABË NUK JANË HUAZIME, POR EMRA BURIMORË TË SHQIPES SË LASHTË

Një fjalë e rrallë, e cila pak përdoret në gjuhën shqipe, përveç në disa të folme në vendbanimet e zonave të thella malore, ku banojnë shqiptarët, është emri APË-APA, siç quhen pleqtë më të moshuar të familjes, fisit ose të lagjes. Fjalori i gjuhës së sotme shqipe e jep këtë shpjegim:

APË m. krahin.

1. Vëllai i madh.

2. Emër që përdorin fëmijët për babanë.

Ky emër nënkupton një plak të moshuar, babanë e madh, babën e babait, gjyshin, jo vëllanë e madh siç thuhet në fjalor, aq më pak këtë emër e përdor ndonjë fëmijë për babanë e tij.

Në lidhje me këtë emër duhet të përmendim edhe se, për gjininë femërore varianti për gjininë femërore, për gjyshen, loken e madhe, në shqipen e lashtë është përdorur: ABË-A, të cilën disa gjuhëtarë shqiptarë gabimisht e trajtojnë si emër i huazuar i gjuhës shqipe nga osmanishtja, ose turqishtja e sotme, siç i trajtojnë edhe shumë fjalë të tjera, duke harruar se asnjëherë një gjuhë e lashtë nuk mund të huazojë fjalë nga një gjuhë më e re, por ka ndodhur e kundërta.

Do të ishte mirë, ata që merren me probleme të gjuhës dhe huazimeve, të mos lëshohen në vlerësime dhe shpjegime të ngutshme e të gabuara, pa u konsultuar me specialistë të mirëfilltë të kësaj fushe, sepse kështu më tepër i sjellin dëme gjuhës amtare se sa dobi.

(4 shtator 2023) /Trungu & InforCulture

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here