Qarkullimi i dobët i gjakut do të thotë se pjesët e trupit, sidomos duart dhe këmbët tuaja, marrin një sasi të pamjaftueshme të gjakut.
Ndërtimi i pllakave bllokuese në arteriet dhe venat tuaja arrin të ngadalësojë rrjedhën e gjakut dhe ta bëjë më të vështirë qarkullimin e shëndetshëm në organizëm.
Qarkullimi i mirë i gjakut është thelbësor për shëndet të mirë. AgroWeb.org ju kujton se gjaku juaj ndihmon në transportimin e lëndëve ushqyese dhe oksigjenit në çdo pjesë të trupit tuaj.
Çdo problem me sistemin tuaj të qarkullimit të gjakut mund të çojë në lloje të ndryshme të problemeve shëndetësore.
Nëse nuk trajtohet, mund të shkaktojë dëme serioze në tru, në zemër, në mëlçi, në veshka dhe në organe të tjera jetësore.
Ju mund të vuani nga qarkullimi i dobët i gjakut për shumë arsye. Këtu përfshihet arterioskleroza ose ngurtësimi i arterieve dhe sëmundjes arteriale periferike.
Këtu janë 5 shenjat më të dallueshme të qarkullimit të dobët të gjakut në organizmin njerëzor:
- Duar dhe këmbë të ftohta
Rrjedha e duhur e gjakut ndihmon në mbajtjen e një temperature të shëndetshme të trupit. Ekspertët e AgroWeb.org tregojnë se kur rrjedha e gjakut vështirësohet, atëherë trupi nuk mund të mbajë temperaturën normale, gjë që rezulton me duar dhe këmbë të ftohta.
Mjekët specialistë buzëqeshin kur ndeshen me opinionin popullor se duart e ftohta tregojnë sinqeritet, pasi për mjekësinë kjo shenjë është treguese e një problemi që mund të rezultojë serioz.
- Këmbët e fryra
Për shkak të mungesës së qarkullimit të mirë të gjakut, veshkat nuk janë në rregull. Ato nuk janë në gjendje të përfundojnë procesin e mbajtjes së lëngjeve në enët e gjakut aty ku duhet të jetë.
Kjo lejon nxjerrjen e lëngjeve nga indet ngjitur dhe graviteti tërheq lëngun drejt këmbëve.
Në raste ekstreme, qarkullimi i keq mund të shkaktojë të ashtuquajtura ulcera në këmbë. Këto dallohen si hapje plagësh të cilat nuk arrijnë të mbyllen si plagët e tjera të zakonshme.
- Funksione nervore dhe konjitive të dëmtuara
Rrjedha e keqe e gjakut gjithashtu mund të ndikojë në funksionimin e trurit tuaj. Për shkak të kësaj mund të shkaktohet humbja e kujtesës, vështirësi në përqëndrim dhe humbje vëmendje dhe hallakatje.
Truri juaj kërkon një rrjedhje të vazhdueshme të gjakut për të funksionuar siç duhet.
- Lodhje e vazhdueshme
Muskujt tuaj kërkojnë gjak të mjaftueshëm për të punuar si duhet dhe për të parandaluar lodhjen e trupit.
Fluksi i ngadalshëm i gjakut në organizëm, ndikon në nivelin tuaj të energjisë dhe ndiheni të lodhur aq shumë sa zemra juaj duhet të punojë më tepër se ç’duhet për të pompuar vazhdimisht gjakun.
- Zbehja e lëkurës
Ju mund ta dalloni edhe vetë kur keni lëkurë të verdhë ose të zbehtë. Kjo ndodh kur indet tuaja nuk marrin gjak të mjaftueshëm.
Nuk janë vetëm këmbët ose duart tuaja që mund të ndryshojnë ngjyrën e lëkurës. Mjekët thonë se qarkullimi i dobët i gjakut mund të ndikojë në hundën tuaj, buzët, madje edhe veshët./AgroWeb.org