Hegeli dhe Napoleoni: Hegeli u detyrua të largohej nga Jena në vitin 1806 kur trupat e Napoleonit e pushtuan atë. Megjithatë, ai ishte i emocionuar kur pa Napoleonin, të cilin e quajti “Shpirti botëror mbi kalë“!
Dy histori të mëdha njihen për Hegelin dhe Napoleonin. E para lidhet me përfundimin e dorëshkrimit të Hegelit me titull “Fenomenologjia e Shpirtit” (“Phenomenology of Spirit”), derisa zhvillohet Beteja e Jenës. Historia e dytë lidhet me takimin e Hegelit me Napoleonin, një histori që Hegeli i kishte treguar mikut të tij me shkrim: “Pashë Perandorin – këtë shpirt të botës – të dilte nga qyteti për të vëzhguar mbretërimin e tij; është vërtet një ndjesi e mrekullueshme të shohësh një individ të tillë, i cili, i përqendruar në një pikë, ndërsa është ulur mbi një kalë, shtrihet mbi botën dhe e dominon atë.” Por, çfarë donte të thoshte Hegeli kur e quajti Napoleonin “shpirti i botës“ dhe pse ishte “një ndjenjë vërtet e mrekullueshme të shohësh një njeri të tillë?“
Sipas biografëve të Hegelit, përgjigja qëndron në historicizmin dhe filozofinë antropologjike të Hegelit. “Siç e shtjelloi Hegeli përfundimisht, ekzistojnë katër lloje njerëzish në histori: Heroi, Qytetari, Personi, dhe Viktima.“ “Heroi“ është njeriu i veprimit i detyruar nga Shpirti i Historisë për të inauguruar rendin e ri të ekzistencës; “Qytetari“ është mishërimi më i lartë i manifestimit të jetesës morale ideale, të rrënjosur në një komunitet; “Personi“ është individ i shkëputur nga rrënjët dhe trashëgimia, por vepron në mënyrë etike ndaj të tjerëve pa një ndjenjë përkatësie të rrënjosur; dhe “Viktima“ është njeriu që jeton për vete dhe kërkon thjesht një jetë të rehatshme, të këndshme, të shkëputur nga çdo ndjenjë e historisë, trashëgimisë dhe përkatësisë!
Burimi: Harper’s Magazine (USA), 1895; The German Struggle for Liberty, Harper’s Weekly, v. 91, korrik 1895, p. 209