Abdulla Mehmeti

Shpalime

nga historia mijëvjeçare e shqiptarëve dhe e gjuhës shqipe, e fshehur dhe falsifikuar nga barbarët

RAJONI I LASHTË PISIDIA NË AZI TË VOGËL DHE LIDHJET HISTORIKE MIJËVJEÇARE TË TIJ ME SHQIPTARËT DHE EVROPËN E SOTME

(Të dhënat që jepen në vazhdim le të shërbejnë si ndihmesë në studimet e mëtejshme, që me këtë rast shpresojmë të jenë në mbështetje të studimit më të fundit për lashtësinë e gjuhës shqipe dhe autoktoninë e shqiptarëve, të publikuar në revistën shkencore prestigjioze Science.

Nga gjithë ajo që dihet deri më sot, nga burimet historike, zbulimet arkeologjike dhe hulumtimet e studiuesve në lidhje me rajonin Pisidia, i cili shtrihet në pjesën jugperëndimore të Anadollit, mund të veçojmë:

1. Prejardhja e emrit të rajonit PI (prej) – SI (sipër, te) – DIA (dhia); që lidhet me Malin Ida (Mali i Dhive); në gjuhën latine, nga sunduesit Romakë dhe të tjerë u quajt: Taurus mons.

2. Rajoni Pisidia ka qenë i banuar që nga epoka paleolitike, me disa vendbanime të njohura nga periudha parahistorike, që variojnë në moshë nga mijëvjeçari i tetë deri në të tretin para erës sonë. (Këtë fakt e dëshmojnë edhe shumë autorë të huaj).

3. Pisidia (/pɪˈsɪdiə/; në gjuhën pellazge: Πισιδία, Pisidía; në gjuhën osmanishte: Pisidya), është një rajon historik i Azisë së Vogël (Anadoll), që ndodhet në veri të Pamfilisë, në verilindje të Likisë, në perëndim të Isaurisë dhe Kilikisë dhe në jug të Frigjisë, që korrespondon afërsisht me Provincën e sotme Antalia në Turqi.

Ndër vendbanimet më të lashta në rajonin Pisidia njihen: Antiokia (ia) në Pisidia, Termessos, Cremna, Sagalassos, Etenna, Neapolis, Selge, Tyriacum, Laodiceia, Philomeli(umi) etj.

Të gjithë këta emra vendbanimesh të lashta mijëvjeçare,në forma të ndryshe hasen edhe sot në gjithë hapësirën ku kanë jetuar në lashtësi pellazgët-ilirët-dardanët, shqiptarët e lashtë; si në Itali, Greqi, në gjithë gadishullin Ilirik dhe Evropë. Shih emrat e njëjtë ose të ngjashëm:

1. Isparta – rajon dhe qytet në Turqi dhe qyteti (edhe shtet i lashtë) Sparta në More, Greqia e sotme;

2. Etenna – qytet i lashtë në Pisidia dhe Athina në Greqi, Athina në Gjeorgji (Colchida), Aetna (Etna) në Italinë e sotme;

3. Neapolis – qytet i lashtë në Pisidia, dhe rajoni e qyteti Napoli në Italinë e sotme;

4. Tyriacum – qytet i lashtë në Pisidia dhe qytetin Tyreni në Italinë e sotme (rajoni i Etruskisë);

5. Termessos – qytet i lashtë në Pisidia dhe qytetin Terma (emri i lashtë i Selanikut), në Greqinë e sotme, etj.

6. Olbasa – qytet në Pisidia dhe qyteti i lashtë Olbia në Dobruxhë dhe qyteti Olbia në Sardenjë;

7. Selge – qytet në Pisidia dhe qyteti i lashtë Selga në brigjet e detit Marmara (Trojë); dhe shumë e shumë vendbanime të tjera, emrat e të cilave shpjegohet lehtë dhe qartë edhe sot përmes gjuhës shqipe.

8. Rajoni Pisidia dhe rajoni e qyteti Piza-Pisa në Itali (rajoni i Etruskisë);

9. Mali Ida – rajoni Pisidia dhe mali me këtë emër- mali Ida në Trojë, mali Ida në Kretë dhe disa male me emra të ngjashëm (Mali i Dhive), si në rajonin e Krajës afër Shkodrës, në afërsi të qytetit antik Artana të Dardanisë (Kosova e sotme) dhe shumë të tjerë.

Me këtë rast, për lexuesit paraqesim edhe pamjen e një monedhe të lashtë, nga rajoni Pisidia, e cila mban emrin e qytetit të lashtë Etenna (Et-na), ose të ndonjë perëndie të lashtë që lidhet me banorët e këtij rajoni, por që shpjegohet qartë përmes gjuhës shqipe.

Këto të dhëna le të shërbejnë si një ndihmesë në studimet e mëtejshme, që me këtë rast jepen në mbështetje të studimit më të fundit për lashtësinë e gjuhës shqipe dhe autoktoninë e shqiptarëve, të publikuar në revistën shkencore prestigjioze Science.

(26 gusht 2023)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here