Lulet mund të jenë të madhësive të ndryshme, në varësi të specieve, dhe të njëfishta ose të dyfishta. Janë të ngrënshme
Ato vijnë në një larmi ngjyrash, nga e bardha, rozë, blu dhe vjollcë deri në ngjyrë të kuqe të errët.
Hibiskusi i kopshtit mund të rritet deri në tri metra. Edhe pse e ka origjinën nga Azia Lindore, sot kultivohet në të gjithë botën.
Lulëzojnë gjatë gjithë verës, nga qershori deri në fund të gushtit.
Lulet mund të jenë të madhësive të ndryshme, në varësi të specieve, dhe të njëfishta ose të dyfishta. Janë të ngrënshme, transmeton Telegrafi.
Ato vijnë në një larmi ngjyrash, nga e bardha, rozë, blu dhe vjollcë deri në ngjyrë të kuqe të errët.
Lulet e lulëzuara zgjasin një ditë, por në lastarët e rritur formohen sytha të shumtë që vazhdojnë të lulëzojnë.
Reklama
Lulja Hibiskus zakonisht kultivohet në një mjedis tropikal dhe subtropikal dhe është e mbushur me lëndë ushqyese të shumta duke përfshirë antioksidantë që mund të ndihmojnë në uljen e niveleve të presionit të lartë të gjakut, ruajtjen e niveleve të sheqerit në gjak, rritjen e shëndetit të mëlçisë, ndihmën për humbjen e peshës dhe forcimin e imunitetit.
Vaji i hibiskusit gjithashtu sjell shumë përfitime bukurie.
Çaji Hibiskus është i njohur për vetitë e tij medicinale. Për më tepër, nëse doni të korrni përfitimet maksimale, atëherë kjo lule mund të konsumohet në shumë mënyra si për shembull tek sallatat.
Përveç bukurisë së saj, lulja Hibiskus është vlerësuar edhe për shijen e këndshme të frutave, një shije e ëmbël në të thartë. Shijoni aromën e saj me një sërë përfitimesh shëndetësore. /Telegrafi/