Abdulla Mehmeti

Shpalime historie

DERI NË FUND TË SHEK. XIX, MBI 3/4 E BANORËVE NË LUGINËN E MORAVËS JUGORE, MES QYTETIT TË NISHIT DHE QYTETIT TË SHKUPIT, KANË QENË SHQIPTARË VENDËS

Shpërngulja me dhunë, gjenocidi, masakrat dhe terrori mbi shqiptarët autoktonë janë intensifikuar nga viti 1878 dhe sidomos viti 1913, kryesisht nga regjimet barbare serbe me ndihmën e Rusisë.

Albanologu me prejardhje gjermane, Johann Georg von Hahn (1811-1869) dhe František Zach (Franjo Zah, 1807 – 1892) kanë përgatitur një hartë të luginës së Moravës jugore dhe aty kanë shkruan se cilat vendbanime ishin shqiptare deri në vitin 1861. Në atë kohë shqiptarët ishin shumicë absolute e popullsisë në atë krahinë, nga qyteti i Nishit deri në qytetin e Shkupit.

Franjo Zahu edhe pse njihet si oficer i lartë sllav dhe ideolog i pansllavizmit*, e ka përmendur se mbi 190 vendbanime të kësaj krahine janë me popullsi shqiptare, 44 vendbanime janë me popullsi serbe, 48 vendbanime me popullsi bullgare, 18 vendbanime me popullsi të përzier shqiptare-serbe dhe 18 me popullsi shqiptare-bullgare, ndërsa 111 të tjera janë të papërcaktuara etnikisht, sipas autorëve të kësaj harte. Banorët e këtyre 111 vendbanimeve “të papërcaktuar etnikisht”, deri në fund të shek. XIX e kanë deklaruar dhe afirmuar përkatësinë e tyre etnike si SHOPË, gjuhën e tyre Shope, ndërsa rajonin ku kanë banuar e kanë quajtur Shopi (Shoplluk).*

(21 gusht 2022)

* František Zach (1807-1892), i njohur si Franjo Zah, ishte një oficer me origjinë çeke dhe teoricien i njohur i organizimit ushtarak dhe luftës. Në Principatën e Serbisë ka qenë gjenerali i parë në detyrë dhe shefi i Shtabit të përgjithshëm të ushtrisë serbe nga viti 1876 deri në 1877.

Zach ishte i njohur si pansllavist, ka marrë pjesë në Kryengritjen e Nëntorit në Poloni të vitit 1830, ashtu edhe në Serbi gjatë gjysmës së dytë të shekullit të 19-të. Ai luajti një rol jetik në hartimin e Naçertanijes (projekt sekret i shtetit të Serbisë për pushtimin e territoreve të vendeve fqinje, e njohur si Naçertania e Garashaninit), në vitin 1843, e cila më vonë shërbeu si një dokument programatik dhe udhërrëfyes për realizimin e idesë për bashkimin e serbëve, siç thonë ata, “të ndarë nga sundimi osman dhe austro-hungarez”, me të cilin parashihej pushtimi i territoreve të shteteve fqinje nga serbët. Zahu ishte gjithashtu dekani i parë i Bordit Akademik të Akademisë Ushtarake të Serbisë dhe shefi i saj i emëruar tri herë: më 1850–1859; 1860–1865 dhe 1868–1874.

* * *

Përktheu në italisht: Edison Duraj

La storia si svolge

FINO ALLA FINE DEL SECOLO. XIX, OLTRE 3/4 DEGLI ABITANTI NELLA VALLE DEL MORAVA MERIDIONALE, TRA LA CITTÀ DI NIS E LA CITTÀ DI SKOPJE, ERANO AUTODISCIENTI ALBANESI

Spostamenti forzati, genocidi, massacri e terrore sui nativi albanesi si sono intensificati dal 1878 e soprattutto dal 1913, principalmente dai barbari regimi serbi con l’aiuto della Russia.

L’albanologo di origine tedesca, Johann Georg von Hahn (1811-1869) e František Zach (Franjo Zah, 1807 – 1892) prepararono una mappa della valle meridionale della Morava e vi scrissero quali insediamenti erano albanesi fino al 1861. In quella A quel tempo, Gli albanesi erano la maggioranza assoluta della popolazione di quella provincia, dalla città di Nis alla città di Skopje (Montenegro).

Franjo Zahu, sebbene sia conosciuto come un alto ufficiale slavo e ideologo del panslavismo*, ha affermato che oltre 190 insediamenti in questa provincia sono popolati da albanesi, 44 insediamenti sono popolati da serbi, 48 da bulgari, 18 da popolazioni miste albanese-serbo e 18 con popolazione albanese-bulgara, mentre altre 111 sono etnicamente indefinite, secondo gli autori di questa mappa. Gli abitanti di questi 111 insediamenti “etnicamente indefiniti”, fino alla fine del sec. XIX dichiararono e affermarono la loro etnia come SHOPË, la loro lingua Shope, mentre la regione in cui vivevano era chiamata Shopi (Shoplluk).*

(21 agosto 2022)

* František Zach (1807-1892), noto come Franjo Zah, era un ufficiale di origine ceca e un noto teorico dell’organizzazione militare e della guerra. Nel Principato di Serbia fu il primo generale ad interim e capo di stato maggiore dell’esercito serbo dal 1876 al 1877. Zach era conosciuto come panslavista, partecipò alla rivolta di novembre in Polonia nel 1830, così come in Serbia durante la seconda metà del XIX secolo. Svolse un ruolo fondamentale nella stesura della Nacertania (progetto segreto dello stato serbo per la conquista dei territori dei paesi vicini, nota come Nacertania di Garasanin), nel 1844, che in seguito servì da documento programmatico e guida per la realizzazione dell’idea dell’unificazione dei serbi, come si suol dire, “separati dal dominio ottomano e austro-ungarico”, che prevedeva l’occupazione dei territori degli stati vicini da parte dei serbi. Zahu è stato anche il primo decano del Consiglio accademico dell’Accademia militare della Serbia e il suo capo nominato tre volte: nel 1850–1859; 1860–1865 e 1868–1874.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here