Farat e limonit nuk duhen hedhur! Kështu ka deklaruar kuzhinierja e njohur Carleigh Bodrug e cila thotë se me to mund të realizohet reçeli më i shijshëm ndonëjherë.
“I shijshëm dhe i shëndetshëm, magjik”, është shprehur ajo në Instagramin e saj me 3.3 mln ndjekës.https://www.instagram.com/reel/Crja1wuN5a_/embed/captioned/?cr=1&v=14&wp=540&rd=https%3A%2F%2Ftvklan.al&rp=%2Fmos-i-hidhni-kurre-farat-e-limonit-arsyeja-do-ju-befasoje%2F#%7B%22ci%22%3A0%2C%22os%22%3A2209.7000000001863%2C%22ls%22%3A1572.3000000002794%2C%22le%22%3A1992.6000000000931%7D
Ajo e shpjegon procesin e realizimit të reçelit përmes një videoje: Fillimisht mbledh farat, më pas i zien me manaferra dhe bashkë me lëngun e limonit.
Rreth 30%-40% e të gjithë ushqimit hidhet çdo vit në SHBA dhe meqenëse prodhimi i ushqimit kërkon shumë energji dhe konsumon shumë tokë, mbetjet e ushqimit janë një problem mjedisor – veçanërisht duke marrë parasysh se midis 8%-10% e ndotjes së karbonit që ngroh planetin është e lidhur me prodhimet e pakonsumuara.
Edhe farat e limonit nuk kanë përse të jenë në koshat e mbeturinave me aq shumë vlera ushqyese sa përmbajnë. Pas publikimit të kësaj videoje nga kuzhinierja, njerëzit duken të entuziazmuar për ta provuar reçelin në shtëpi.
Përmes komenteve poshtë videos, ata kanë kërkuar informacion mbi mënyrën e mbajtjes së farave, sa kohë duhet të qëndrojnë në frigorifer etj.
“Po, mund t’i mbani farat e agrumeve në frigorifer deri në një javë,” u përgjigj Carleigh. Mesa duket me pak informacion, ne mund të shtojmë një përbërës favorit në regjimin tonë ushqimor, e nga ana tjetër të ‘ndihmojmë planetin’./tvklan.al