Shqiptarët dhe ëndrra amerikane, një zanafillë e kahershme. Toka e premtuar nisi të bëhej realitet, për ata më mendjehapurit e më pas, numri i tyre do të rritej jo pak, krahasuar me popullsinë e një vendi të vogël si Shqipëria e largët…
• Shqiptari i parë që ka vënë këmbë në tokën amerikane, ishte nga qyteti i Korçës- viti 1876;
• Në 1877-ën, atje vajti prifti Prend Doçi.
• Kolë Kristofori (çfarë përkimi me K. Kolombin!) shënohet si i pari emigrant shqiptar, që u vendos përfundimisht, në Amerikë. Vinte nga Katundi i Korçës dhe ishte viti 1884;
• Kulme të vërshimit drejt Amerikës, janë regjistruar në vitet 1904-1905, 1909-1912 dhe 1913-1914;
• Dokumentimin e saktë të numrit të emigratëvë në dekadën e parë të shek. XX, e vështirëson shtetësia e atëhershme osmane e bashkëkombasve tanë;
• I pari fëmijë me prindër shqiptarë, lindi në janar 1908, në familjen e Kristo Koçit prej Korçe;
• Gruaja e parë që shkoi në Amerikë, ishte e shoqja e Thoma Kostës, nga Katundi i Korçës;
• Shumica dërrmuese e emigrantëve që zbarkonin në Botën e Re, ishin nga Jugu;
• Udhëtimi Shqipëri-Amerikë kushtonte 50 dollarë;
• Në fillimet e jetës amerikane, shumica jetonin keq: mbuloheshin me ndonjë kuvertë dhe me rrobat që i kishin sjellë nga Shqipëria;
• Shumica e tyre, pohonin se nuk donin t’i përshtateshin jetës amerikane;
• Petro Nini Luarasi, emigruar në maj 1904, ishte “dallëndyshja e parë” e lëvizjes atdhetare të diasporës shqiptare;
• Në 1905, nga Rumania, vajti Sotir Peci;
• Më 10 maj 1906 mbërriti i madhi Nol;
• Gazeta e parë shqiptare në Amerikë (Kombi), u botua nga Sotir Peci, më 6 qershor 1906.
Nga: “Çeshtje të historisë bashkëkohore të shqiptarëve”, prof. Valentina Duka