Kështu u përgjigj Isa Boletini, kur sulltan Abdul Hamidi e pyeti për çështjen e vendosjes së konsullit rus në Mitrovicë.
Në një bisedë ndërmjet sulltan Abdul Hamidit dhe Isa Boletinit, ndër tjerash, sulltan Hamidi kishte pyetur Isa Boletinin se pse e pengonte vendosjen e konsullit rus asokohe në Mitrovicë. Përgjigja e Isa Boletinit vë në dukje vizionin e tij ndaj influencës ruse në Ballkan, ku edhe sot e kësaj dite, fjalët e patriotit shqiptar për rusët, janë mëse aktuale.
Abdul Hamid: Le ta mbyllim këtë diskutim të pavlerë. Përse Isa bej nuk e dëshiron konsullin rus të vendoset në Mitrovicë ?
Isa Beu: Çështja e konsullit rus është një çështje tërësisht politike. Ne, shqiptarët, nuk duam të kemi në zemër të atdheut shqiptar një fole sllave, aty ku nuk ekziston qoftë edhe një rus. Vendosja e konsullatës ruse në Shqipërinë veriore, si në rastin e Mitrovicës do të shkaktojë me kalimin e kohës trazira të mëdha mes shqiptarëve të krishterë dhe myslimanë. Rusia dëshiron të shkaktojë gjithmonë trazira në Ballkan, dhe jo të kontribuojë për paqen. Në qoftë se Madhëria e Tij dëshiron të na trembë me kozakët e rusisë, të cilët thuhet së do të vijnë me konsullin në Mitrovicë, shqiptarët do t’i shporrin me qëllim për të mbrojtur të drejtat e tyre kombëtare.
Abdul Hamid: Kjo nuk është e vërtetë. Ju lutem, Isa bej, të paktën, lëreni konsullin të vijë i vetëm, që të mos kemi probleme me moskovitët (term ofendues në turqisht ndaj rusëve).
Isa Beu: Ne e pranojmë konsullin me qëllim për të përmbushur dëshirën e sovranit tonë (komunikim diplomatik); por ne nuk duam të shohim tek ne kozakët; rojet e konsullatës do të jenë bashkatdhetarët tanë.
Abdul Hamid: Shumë mirë, shumë mirë, shumë mirë! Ne do t’i shkruajmë menjëherë ambasadorit rus. Unë jam shumë i kënaqur prej jush. A dëshironi që të ju bëj pasha në pallatin tim, pranë meje ? Do të keni të holla, shërbëtorë, etj.
Isa Beu: Jo Madhëri. Unë preferoj të qëndroj pranë fëmijëve, prindërve dhe bashëkombasve të mi, duke punuar me ndershmëri në vendin tim për të siguruar jetesën e familjes sime. Ju falenderoj për bujarinë ndaj shërbëtorit tuaj (Dihet shkëmbim diplomatik).
(Shkëputur nga: Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania) /Trungu & InforCulture