Pas rënies së Shkodrës nën osmanet në vitin 1479, ky qytet i rrethuar që nga viti 1474, pjesa më e madhe e qytetit me rrethinat e tij u zhvendos përmes Raguzës në territorin e Republikës së Venedikut dhe në territorin e Mbretërisë së Napolit dhe pjesë të tjera të Italisë Jugore. Një pjesë e tyre morën rrugën e emigrimit drejt Mbretërisë Hungareze, vend mik i Arbërisë, veçanërisht i Gjergj Kastrioti-Skënderbeut. Pikërisht, pas vitit 1479 me ndihmën e mbretit hungarez, një numër i konsiderueshëm shkodranësh u vendosën në Beograd, qyteti më i rëndësishëm për mbrojtën e pjesës jugore të Mbretërisë së Hungarisë. Në këtë qytet shkodranët ndërtuan një rrugë që sipas popullatës së vendosur quhet “Rruga e Shkodrës” ose “Skadarlija” siç e kanë quajtur më vonë pushtuesit osmanë dhe popullata serbe e ngulitur këtu së voni. Rruga në fjalë sot ndodhet në pjesën më të rëndësishme të qytetit të vjetër të Beogradit! /Trungu & InforCulture