DOSSIER-ARKIVË/ Pjesë nga ditari personal i Ali Ymerit, ish- diplomatit shqiptar për 20 vjet në Turqi. Diplomacia turke pranon se shqiptarët drejtuan perandorinë që pushtoi Kostandinopojën. Si u vlerësua Enver Hoxha nga turqit për çështjen e Qipros dhe qëndrimi i tyre pas daljes së Shqipërisë nga Traktati i Varshavës.

Kardiologët paralajmërojnë: Sëmundjet e zemrës rrisin rrezikun!
Ali Ymeri shkruan se kënaqësia për të punuar në një vend të tillë si Turqia, ishte rezultat i një opinioni pozitiv që ndihej në të gjitha shtresat e shoqërisë turke ndaj Shqipërisë. “Pozicioni gjeopolitik që zënë të dy vendet në rajon dhe interesat e përbashkëta, që rrjedhin prej tij, veçanërisht pas luftës së Dytë Botërore (për shkak të sistemeve ideologjike të kundërta), këtyre marrëdhënieve u pat dhënë një përmbajtje të re simpatie e miqësie. Një ndjenjë e tillë pati zënë vend dhe mund të themi qe bërë e pranishme (pavarësisht nga qëndrimet zyrtare për shkak të sistemeve) në ndërgjegjen e çdo qytetari të thjeshtë dhe zyrtari në të dy vendet”, shkruan në ditarin e tij diplomati. Sipas tij, krejt ndryshe nga ç’thuhej e ndodhte në vende të tjera të botës së cìʋìɭìȥưɑɾ , në Turqi shqiptarët janë njerëz të dashur e të respektuar.

Enver Hoxha merr në mbrojtje Turqinë

Ish-konsulli i Stambollit shkruan se miqësia midis dy popujve tanë u rrit sidomos dhe nga qëndrimet që mbajti qeveria shqiptare gjatë ƙɾìȥɑʋe të njohura të Qipros në vitet 1965-1974. Ai shton se mbështetja e bërë nga ana e Shqipërisë, nuk duhej kuptuar si një çështje emocionesh, por si domosdoshmëri për zgjidhjen e konfliktit në rrugë ƿɑɋȅsȯɾe mes dy vendeve të interesuara, Turqisë dhe Greqisë. Mirëpo ky qëndrim rriti edhe një herë në sytë e opinionit turk respektin ndaj shqiptarëve. “Për të qenë i sinqertë, dëshiroj të theksoj se, mbas këtyre ngjarjeve, Enver Hoxha filloi të lakohej në gojët e shumë qytetarëve turq, si përfaqësues i politikës së drejtë dhe parimore në marrëdhëniet midis vendeve”, pohon diplomati.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here