Nga Përparim Kabo
Shkenca botërore, më së fundi, pranon se shqipja apo më saktë gjuha që ne flasim, është 6000 vite e vjetër, pra, është gjuhë e origjinës, gjuhë shumë e vjetër apo primordiale, siç shprehej studiuesi Petro Zheji.
Gjuhëtarët tanë me grada, me tituj dhe me “spaleta” akademike, kanë një jetë që thonë:”Po ku është e shkruar?! S’kemi dokumenta!”
Shkenca botërore, më së fundi, pranon se shqipja apo më saktë gjuha që ne flasim, është 6000 vite e vjetër, pra, është gjuhë e origjinës, gjuhë shumë e vjetër apo primordiale, siç shprehej studiuesi Petro Zheji.
Gjuhëtarët tanë me grada, me tituj dhe me “spaleta” akademike, kanë një jetë që thonë:”Po ku është e shkruar?! S’kemi dokumenta!”
Tani, çfarë do të thonë?
Petro Zheji, që në mesin e viteve ‘70, të shekullit të kaluar, ua dërgoi studimin e tij për vjetërsinë e shqipes dhe tiparet e saj, si dhe për veçoritë motivuese të saj në gjuhë krejt të vjetra, si sanskrishtja, “gjeneralët” e Akademisë, me yshtjen nga jashtë, e sulmuan.
I prishën familjen, por ai nuk u dorëzua, e ngarkuan me aq punë me përkthime në shtëpinë botuese, sa ai flinte vetëm katër orë në natë, e gjithë kjo, me qëllim që të hiqte dorë për pamundësi fizike nga puna me shqipen…
Ai u vetëshpall “ i çmendur”, vetëm që ta linin të qetë në punën e tij prej dishepulli të mendimit. Më në fund, ai shkroi dhe botoi librat e tij. Atje është shkenca e mendimit mbi gjuhën shqipe dhe vjetërsinë e saj.
Ç’është thelbi simbolik i mendimit që shprehet me fjalë? Ç’është algoritmi simbolik dhe ai logjik? Pse streha e gjuhës është fryma? Si motivohen fjalët dhe ç’është sistemi i motivimit të tyre?
Si lindi kozmologjia dhe ç’është roli mesianik i shqipes? Cilët janë operatorët e lirë të shqipes dhe si shpjegohet në të gjitha besimet fetare krijimi i gjithësisë? Cilat janë dy fjalët kyçe të shqipes, që japin çelësin e shpjegimit në të gjitha gjuhët e botës për aktin e krijimit si një ndarje, mes zotit dhe njeriut?
Edhe një shpjegim këtu, për disa “gjeneralë” të gjuhësisë, që duan ta zbehin teorinë e Petros, kur thonë se ai bën shpjegim fetar të gjuhës.
Jo, more “ gjeneralë”, jo!
Botëkuptimet e para njerëzore, në të gjithë popujt dhe racat, kanë qenë kozmologjike, si shpjegime mitologjike ose fetare, pra, në atë agim, ato fjalë që përdoreshin, i takonin atij lloj mendimi dhe niveli arsyetimi.
Gjuha si mendim, komunikim, reflektim dhe kujtesë, si kulturë e filozofi spontane por, edhe si psikologji primitive e të menduarit, si inteligjencë primitive, është përpara gjuhës si shkencë, me fonetikë, sintaksë dhe morfologji, apo me rregulla drejtshkrimore.
Nëse duam të zbulojmë origjinën, duhet të shkojmë në ato kohëra, në ato nivele dhe në atë shkallë të menduari. Format arkaike të konservuara, janë fosilet e gjalla, që duhen studiuar…!
Petro Zheji i dashur…,
Shkenca botërore, pas kaq dekadash, erdhi në përfundimet e tua. Ti besoje, kur më thoje: “Do vijë një ditë që ata do e pranojnë se shqipja është gjuhë e fillesës…”
Adhurim për ty, Petro Zheji!/usalbanianmediagroup