E-mailet e reja zbuluan se shkencëtarët u mblodhën për të debatuar mbi origjinën e COVID-it dhe dyshuan se virusi ishte i krijuar nga njeriu, përpara se të vendosnin t’i tregonin publikut se e kishte origjinën në treg, tha biologu sasior Justin Kinney.

“Ata u mblodhën sepse vërtet besonin se SARS-CoV-2, virusi që shkakton COVID-19, mund të kishte origjinën në një laborator kërkimor në Wuhan, Kinë”, zoti Kinney për Sky News.

“Ata ishin veçanërisht të shqetësuar sepse gjenomi i virusit tregon shenja të inxhinierisë gjenetike”, raporton Sky News.

COVID-19 është një sëmundje infektive që u shfaq për herë të parë në fund të vitit 2019 në qytetin kinez Wuhan. Përhapja fillestare u vu re në dhjetor 2019 dhe rastet e para u lidhën me një treg të kafshëve të egra në Wuhan.

Pasi virusi u përhap me shpejtësi përtej kufijve të Kinës, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpalli zyrtarisht pandeminë COVID-19 më 11 mars 2020. /tesheshi.com/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here