Scarab i Volkswagen është shpallur makina më e shitur e të gjitha kohërave, duke lënë në vend të dytë Ford T.
Beetle ka dalë në treg që në vitin 1930, i cili shënon dhe periudhën më të errët në historinë e Volksëagen.
Ajo çka është më interesante është fakti se makina që do të rezultonte më e njohura e të gjitha kohërave, filloi si një vizion i Adolf Hitlerit, i cili sapo ishte bërë kancelar i Gjermanisë dhe donte të ndërtonte rrugë, por edhe mjete të lira për njerëzit.

Në atë kohë, inxhinieri austriak Ferdinand Porsche po punonte tashmë në projektimin e një makine të vogël për masat. Hitleri dhe Porsche u takuan, me inxhinierin e ngarkuar me projektimin e asaj që quhej “makina e popullit”. Prodhimi masiv i makinës që më vonë do të quhej Beetle filloi pas Luftës së Dytë Botërore. Fillimisht, pritja nga konsumatorët amerikanë ishte paksa e vakët, për shkak të preferencës së tyre tradicionale për makinat e mëdha, ashtu edhe për shkak të lidhjeve të Volkswagen me Hitlerin.

Por fushata legjendare reklamuese e nisur në vitin 1959 nga kompania Doyle Dane Bernbach, duke promovuar madhësinë e vogël të makinës si avantazhin e saj të madh, bëri ndryshimin në shitjet e saj. Kështu, Beetle u kthye në modelin më të kërkuar në tregun amerikan.
(BalkanWeb)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here