Katër firmat që prodhuan dhe shpërndanë softuer të përdorur për gjurmimin e qytetarëve.

Kompania maqedonase Cytrox, së bashku me tre kompani të lidhura nga Greqia, Hungaria dhe Irlanda, janë futur në listën e zezë nga SHBA për abuzim të softuerit komercial për spiunazh, njoftoi Departamenti i Tregtisë i SHBA.

Siç shkruan Laboratori i Gazetarëve Hulumtues Maqedonia (IRL), vendimi pasoi skandalet që tronditën Evropën dhe botën më shumë se një vit pasi u njoftua se këto kompani prodhonin dhe shpërndanin softuer që përdorej për monitorimin e qytetarëve.

Roli i kompanisë maqedonase në këtë skandal, siç theksohet, fillimisht është zbuluar në hulumtimin e IRL dhe Insight Story.

Tre kompani të tjera nga Evropa

Së bashku me Cytrox-in maqedonas, në “listën e zezë” amerikane janë edhe kompania hungareze Cytrox Holding, Intellexa nga Greqia dhe Intellexa Limited nga Irlanda.

Ata u futën në listën e zezë për përdorimin e malware Predator dhe rrezikimin e privatësisë dhe sigurisë së qytetarëve në mbarë botën.

Duhet të theksohet se IRL së bashku me ekipin e reporterëve Insight nga Athina, në një hulumtim të publikuar së fundmi, zbuluan për herë të parë rolin e panjohur të kompanisë maqedonase Cytrox në skandalin global. /tesheshi.com/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here