Një shtetas egjiptian që jetonte në Kuvajt hodhi 8 mijë dinarë kuvajtian (rreth 22 mijë euro) në mbeturina për shkak të pakujdesisë, raporton Al-Khaley, një gazetë e përditshme nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
Pas tërheqjes së parave nga një bankë, një burrë identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur i vendosi në një qese të madhe plastike në qytetin perëndimor të Kuvajtit, Jabriya. Kur doli nga shtëpia e tij për të nxjerrë plehrat, egjiptiani u hutua, kështu që në vend të qeses së plehrave, ai kapi qesen me kartëmonedha.
Ai e zbuloi konfuzionin kur shkoi të kontrollonte paratë. Ai vrapoi më kot nëpër rrugë ku, për habinë e tij, mundi të zbulonte vetëm se kamioni i shërbimeve i kishte boshatisur koshat.
Sipas gazetës kuvajtiane “Al-Rai”, egjiptiani fatkeq iu drejtua autoriteteve lokale për ndihmë dhe u tregoi atyre një faturë nga banka për paratë e tërhequra.
Policia vendase ka marrë përsipër hetimet, por i konsideron të pakta gjasat për gjetjen e parave të humbura./jarist.net