Raportet shqiptaro-gjermane ne vitet 1943-1944 kur territoret shqiptare ishin okupuar nga ushtria naziste perbejne nje fush e cila duhet rishikuar.
Kjo per shkak se pavaresisht situates se krijuar midis komandës gjermane dhe Komitetit te Perkohshem ekzekutiv ekzistonte nje raport i “çuditshëm”. Komanda ne fjale i kishte lene “qeverise” shqiptare dore te lire ne shume drejtime.
Nje konstatim i tille vihet re edhe nga ky dokument i Drejtorise Qendrore te Bankes Kombetare me Komitetin e Perkohshem Ekzekutiv, ku sipas te cilit drejtoria ne fjale, duke u mbeshtetur ne kerkesen e Konsullates Gjermane, i kishte levruar per te dyten here Fuqive te Arm.atosura Gjermane 5.000.000 franga.
A iu rikthyen ndonjehere Bankes Shqiptare keto borxhe nga ushtria gjermane?
Besoj qe jo!
Prandaj pervec reperacioneve qe iu kerkuan Gjermanise pas 1945-ses, keto borxhe ishin nje ze i vecante, qe nuk figurojne ne kerkesat zyrtare.



