Bue Ami ka qenë etnograf, gjeolog dhe udhëtar francez, që ka shkruar për shumë shtete që ka vizituar, mes tyre edhe Shqipërinë e Turqinë, ndërsa në përshkrimin e tij për turqit, ai gjithashtu ka shkruar për shqiptarët atje, duke thënë se janë r aca më e bukur në perandori, shkruan Gazeta Metro.
Ami punoi për një kohë të gjatë në Vjenë. Bëri udhëtime të gjata në Evropë e në Ballkan dhe në Shqipëri në veçanti.
Veprat e tij kryesore me interes për çështjet shqiptare janë Turqia Evropiane në 4 vëllime dhe PërmIedhje udhëtimesh në Turqinë Evropiane1854) në 2 vëllime.
Aty paraqet të dhëna për historinë politike e ekonomike të Shqipërisë, dhe për veçoritë e kulturës materiale e shpirtërore (organizimi shoqëror, banesa, veshjet; cilësitë morale etj.) Megjithëse jep disa vlerësime të diskutueshme, të dhënat e autorit kanë vlerë njohëse historike.
Në fushën e gjeologjisë, në veprën kryesere “Përshkrim gjeologjik i Turqisë Evropiane (Esquisse gëologique de la Turquie d’Europe, Paris 1840). ka p ërcaktuar d epozitimet e kretakut, të paleogjenit e të neogjenit dhe, ndër të tjera, ka folur për vendburimin e serës së Selenicës, për ujërat term0minerale të Dibrës e të Fushë-Krujës, si dhe për gjipset e Vlorës.
/ms