Siç konfirmon një studim i madh me 1000 burra dhe gra të lindur nga prilli 1972 deri në mars 1973, mosha jonë biologjike nuk përkon domosdoshmërisht me moshën tonë kronologjike.

Kjo do të thotë, ne ndryshojmë nga njëri-tjetri në shkallën me të cilën rritemi. Nëse dukemi më të vjetër se mosha jonë, kjo ndoshta reflektohet në gjendjen e trupit tonë.

Për të arritur në përfundimin e mësipërm, ekspertët morën në shqyrtim 18 biomarkera, si presioni i gjakut, funksioni i organeve, shëndeti i dhëmbëve, kolesteroli dhe metabolizmi. Për shumicën e subjekteve, mosha e tyre biologjike (pra mosha e organizmit të tyre) ishte afër moshës së tyre kronologjike. Por për disa këto të dyja ishin shumë larg njëri-tjetrit.

Ata që ishin biologjikisht më të vjetër se mosha e tyre, si burra ashtu edhe gra, shënuan gjithashtu rezultate më të ulëta në testet e aftësive të tilla si koordinimi motorik, ekuilibri dhe qartësia mendore. Disa prej tyre kishin vështirësi edhe në aktivitete të thjeshta fizike si ngjitja e shkallëve.

Objektivi afatgjatë i ekspertëve është të njohin faktorët që kontribuojnë në përshpejtimin e plakjes tek disa njerëz, në mënyrë që më pas të trajtohen, duke rezultuar në zgjatjen e rinisë sonë, brenda dhe jashtë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here