Sukrepi ose urtikaria janë të zakonshme te fëmijët dhe shpesh nuk kanë ndonjë shkak të njohur
Mund të jenë akute dhe kronike, por ndonëse dukja e fëmijëve mund të jetë shqetësuese, urtikaria zakonisht nuk është shenjë e një problemi serioz mjekësor.
Mund të dallohen si puçrra në lëkurë që shfaqen papritur. Zakonisht sukrepi shfaqet në gjoks, stomak dhe shpinë. Mund të shkaktojë gjendje të pakëndshme, por është i përkohshëm dhe nuk do të duhej të lërë vraga apo hematoma.
Sukrepi mund të jetë akut apo kronik. Sukrepi akut zgjat disa orë apo disa ditë, madje edhe deri në gjashtë javë. Mirëpo, ai kronik mund të zgjasë më shumë se gjashtë javë, ndërsa në disa raste zhduket dhe sërish shfaqet pas disa ditëve, transmeton Telegrafi.
Si duket urtikaria?
Urtikaria zakonisht është e kuqërremtë, por mund të duket e purpurt ose gri në lëkurën më të errët. Gjithashtu:
Shfaqet në grupe
Bëhet e madh apo e vogël
Mbulon zona të mëdha të lëkurës
Ndrysho formën
Vjen dhe shkon
Formon unaza
Ka një qendër të zbehtë
Duket si pickim mushkonjash
Simptomat që mund t’i shkaktojë urtikaria
Te disa fëmijë, urtikaria mund të shkaktojë siklet dhe simptoma që përfshijnë:
Shqetësim
Kruajtje
Pickim
Ënjtje e duarve, këmbëve, syve ose buzëve
Një numër i vogël fëmijësh kanë shenja kërcënuese, duke përfshirë:
Vështirësi në frymëmarrje ose gëlltitje
Marramendje ose humbje e vetëdijes
Rrjedhje nga hunda
Temperaturë e lartë
Dhimbje në kyçe
Ënjtje e gjuhës ose e fytit
Të vjella.
Reklama
Si shfaqet urtikaria?
Urtikaria ndodh si pjesë e përgjigjes së sistemit imunitar. Kur trupi percepton një substancë të huaj, ai çliron histaminën. Këto kimikate mbrojnë trupin nga mikrobet, por ato gjithashtu mund të irritojnë indet delikate.
Kjo shkakton acarim që bën që enët e gjakut të zgjerohen dhe ndonjëherë të shpërthejnë. Kur kjo ndodh, lëngu (plazma e gjakut) rrjedh jashtë, duke çuar në zona të ngritura të lëkurës.
Çdo fëmijë mund të ketë një skuqje, por fëmijët me alergji janë në rrezik më të madh.
Çfarë mund të shkaktojë skuqjen tek fëmijët?
Në 50 për qind të rasteve, urtikaria nuk kanë asnjë shkak. Kur identifikohet, mund të jetë një reaksion alergjik ndaj:
Reklama
Ja si mund të mbani në kontroll mykun e këmbëve në kushte shtëpie
Blog
Istok: Unsold Generators Are Almost Being Given Away
Unsold Generators
by Taboola Kimikateve që gjenden në detergjente, losione dhe produkte të tjera shtëpiake
Pluhurit
Ushqimit (veçanërisht qumështi, vezët dhe arrat)
Lateksit
Mykut
Kafshëve shtëpiake
Polenit
Shkaqe të tjera të mundshme përfshijnë:
Infeksione të tilla si ftohjet ose dhimbjet e fytit
Pickimet e insekteve
Veshjet e ngushta
Reagimet ndaj terapisë me rrezatim
Viruset, duke përfshirë virusin korona.
Shkaqe të rralla janë:
Ushtrimet
Ekspozimi ndaj të ftohtit ose nxehtësisë
Reagimi ndaj barnave
Stresi
Drita e diellit
Si trajtohet urtikaria?
Trajtimi varet nga lloji i urtikarisë, simptomat dhe ashpërsia e pamjes klinike. Për urikarinë akute me simptoma të lehta, trajtimi mund të mos jetë as i nevojshëm.
Fëmijët me urtikarie kronike ose akute dhe simptoma shqetësuese duhet të përdorin medikamente të tilla si antihistaminikët që mund të qetësojnë kruajtjen dhe të ngadalësojnë përhapjen e urtikarisë. Profesionistët e kujdesit shëndetësor mund të rekomandojnë produkte të tjera. /Telegrafi/