Kështjella e Kastrit, që në traditën vendase njihet si “Kalaja Qytet”, gjendet në një sheshore ku bashkohet lumi i Gjadrit me atë të Vomës, në kryqëzimin e rrugës Shkodër-Orosh dhe Lezhë-Pukë-Prizren. Kështjella e ndërtuar në fillim shek. IV pas Kr. ka sipërfaqe prej 5600 m², mbrohej prej 12 kullash, ka dy porta hyrje në meset e anëve lindore dhe perëndimore, të mbrojtura secila nga dy kulla drejtkëndëshe.