Jahja Drancolli

Si sot, 25 qershor 1678, Elena Lucrezia Piscopia, e afërtë me Shkollën Arbërore në Venedik si dhe me profesoret e familjes Albanese në Padova, do të gradohet si gruaja e parë, doktore shkencash në botë!

Gjatë studimeve postdoktorale në Universitetin e Padovës, në vitin akademik 1986/1987, i shoqëruar për një muaj nga Akademiku Prof. dr. Musa A. Haxhiu, i cili ka kryer hulumtime për studentët dhe mjekët arbër në Universitetin e lartpërmendur. Në atë kohë, me ndihmën e kolegëve të universitetit dhe të instituteve përkatëse, zbuluam një varg të gjatë studentësh të graduar me diploma universitare, madje edhe me titullin Doktor i Shkencave.

E përmendur gjithashtu në këtë verg të gjatë ishte Elena Lucrezia Piscopia (1646-1684), e ndihmuar nga profesorë nga një familje Albanese, më 25 qershor 1678 Elena më në fund mundi të mbronte tezën e saj të doktoratës përpara Kolegjit të Mjekëve dhe Filozofëve dhe për këtë arsye mori gradën e doktoraturës dhe kurorën e dafinës nga duart kompetent të universitetit. Disa studiues seriozë kanë shprehur mendimin për origjinën rbërore të saj. Në përbërje të komisionit për mbrojtjen e disertacionit nga fusha e mjekësisë dh të filozofisë ishte edhe një filozof i madh arbëror, profesor në Universitetin e Padovës!

Foto e realizuar nga unë në vitin 1987: Elena Lucrezia Piscopia, Palazzo Bo i Universitetit të Padovës!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here