I pari i #Vilajetit të #Kosovës më datë 22 tetor 1912, i drejtohet Zyrës së Ministrisë së Jashtme të Portës së Lartë në Stamboll duke e njoftuar se, “në këto momente Prishtina ka rënë në duart e armikut, dhe në rast se Porta e Lartë nuk dërgon ndihmë ushtarake për të mbrojtur grykën e Kaçanikut, Mazallah (siç thuhet në dokument) edhe Shkupi do të bie pa ndonjë problem të madh”. Valiu kërkonte që me urgjencë të dërgoheshin 20 topa, 10 regjimente dhe një njësi kalorsie…