Beteja e Kosovës ndërmjet realitetit dhe mitit (15 qershor 1389 sipas kalendarit të vjetër, Julian): dy dokumente historike qendrore, burimi zyrtar nga Firence dhe Kronika e Raguzës, dëshmojnë se palët ndërluftuese në betejën e Kosovës ishin boshnjakët. mbreti Tvrtko I dhe sulltani osman, Murati I. Duhet theksuar se dy burimet e përmendura më sipër janë të vetmet burime reale që tentojnë të dëshmojnë për Kosovën e vitit 1389. Dhe aty ku nuk ka burime historike, fillon miti. Miti i betejës së Kosovës (1389), vazhdon edhe sot!
Sipas një kronike të Raguzsë që po japim në origjinal të shkruar nga një distancë prej rreth 90 vjetësh pas Betejës së Kosovës (1389), ne mësojmë se: “Më 15 qërshor 1389, në ditën e Shën Vitos, e martë, ndodh në një betejë. mes boshnjakëve dhe Turkut të Madh; boshnjakët kishin despot Lazarin mbret i Bosnjes, dhe Vuk Brankoviqi e Vlatko Vukoviçi, vojvodë; ishte një plojë e madhe si e turqve, ashtu edhe e boshnjakëve dhe pak kush sish u kthyen në vendin e vet. Perandori Murat u vra, por edhe mbreti boshnjak; fitorja nuk mbeti as e turqve, as e boshnjakëve, sepse pati shumë të vrarë. Beteja ndodh në Fushë-Kosovë” (“1389. Adi 15 giugno di gorno di Santo Vito, e fu martedi, fu battaglia tra Bosnesi e Gran Turco, li quali Bosnesi furono Despot Lazar Re di Bosna, et Vuch Brancovich, et Vlatko Vuchovich Voevoda; et fu gran occisione tanto de Turchi, quanto de Bosnesi, et pochi tornaron in suo paese. Et Zar Murat è stato ammazzato et Re de Bosne; et la vittoria non se ha dato, nè a Turchi, nè a Bosnesi, perchè fu gran occisione. Et fu la battaglia in Kosovo polje”)!
Njoftimi i mësipër është i përafruar me të vetmin dokument zyrtar të ruajtur deri me sot, i cili ruhet në fondet e pasura dokumentare të Arkivave të Shtetit në Firence (Archivio di Stato di Firenze). Të dy dokumentet kanë të bëjnë me betejën që u zhvillua në Fushë Kosovë në vitin 1389 midis mbretit të Bosnjës, Tvrtko I, dhe sulltanit osman, Murat I.
Aktorët e tjerë të përfshirë në Betejën e Kosovës mund të mësohen vetëm nga burime narrative të kundërta në varësi nga vijnë . Burime të tilla me prirje të përmbajtjes mitopike kanë krijuar mospërputhje midis kohës reale historike dhe kohës kur ato u shfaqën. Kjo është arsyeja pse sot studiuesit seriozë të historisë kur bëhet fjalë për Betejën e Kosovës e kanë të vështirë të ndajnë objektivitetin nga miti!