Pëllumbat njihen si shpezët më inteligjentë nga të gjithë speciet fluturuese.

Në kohën romake dhe në Greqinë antike pëllumbat kanë qenë misionarë të dashurive të mëdha.

Pëllumbat kanë qenë “postierë” që kanë dërguar letra speciale për qëllime të caktuara.

Në shekujt e Perandorisë Otomane pëllumbat u janë nënshtruar stërvitjeve më inteligjente për komunikime sekrete mes dy personave.

Ata kanë bartur letra me përmbajte dashurie për zonjat e pallateve mbretërore dhe në qindra raste zonjat kanë tradhtuar falë misionit të pëllumbave.

Pëllumbat e bardhë, zakonisht, janë kultivuar për ndërmjetësim dashurie.

Pëllumbat e zinj dhe të larmë janë kultivuar për misione spiunimi dhe letra informimi ushtarakë dhe përgatitor për luftëra.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore pëllumbat, sipas statistikave të inteligjencës, kanë shpëtuar mbi 500 mijë njerëz, të cilët, pasi kanë marrë letra shpëtimtare përmes pëllumbave, janë larguar nga shtëpia ose lokacioni i banimit.

Se pëllumbat janë shpezë inteligjentë tregon edhe reagimi i tyre në orientim hapësinor, që është një lloj busulle.

Pëllumbat dinë të marrin orientim edhe nëse i largon nga shtëpia me qindra kilometra larg.

Ata, posa të dalin nga kafazi, dinë të orientohen në drejtim të shtëpisë ku e kanë strofullin.

Sepse, sipas shkencës, pëllumbat kanë receptorë të përsosur orientues të lidhur me diellin dhe gravitacionin e tokës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here