Një ekspozitë e re përmbledh veprat e fotografëve kryesorë që dokumentuan jetën në Palermo, teksa mafia shtonte sulmet ndaj shoqërisë civile. Përzgjedhjen e ditores Guardian, Telegrafi e sjell si më poshtë
Punëtoria teatrore në spitalin psikiatrik, Palermo, 1983: Palermo Mon Amour gjurmon jetën publike të qytetit, nga vitet 1950 deri në 1992 – vit kur mafia siciliane intensifikoi sulmet ndaj shoqërisë civile dhe kur vrau Paolo Borsellinon dhe Giovanni Falconen që u rritën nën hijen e mafisë dhe që e luftuan atë si gjyqtarë. (foto: Franco Zecchin)
Nga seria Arkivi, Vëllimi i Parë: Mondello në Sicili është i njohur për plazhin me një shtrirje të gjatë, me rërë të imët dhe me shezllonet e diellit që jepen me qira. (foto: Fabio Sgroi)
Reklama
Fotografja Letizia Battaglia ndez cigaren me një pacient të spitalit psikiatrik, 1986: Battaglia nisi të punojë si gazetare për të përditshmen e Palermos, L’Ora, më 1969; eksperimentoi me fotoaparat dhe u bë një nga fotoreporteret e para gra në Itali. (foto: Lia Pasqualino)
Boris Giuliano, kreu i njësive speciale, në skenën e vrasjes, Palermo, 1978: Giorgio Boris Giuliano u vra nga mafia, teksa hetonte trafikun e heroinës dhe spastrimin e parave. Jo shumë kohë para vdekjes së tij, kishte qenë një nga policët e parë italianë që kishte ndjekur akademinë e FBI-së në Kuantiko. (Foto: Letizia Battaglia)
“Të shtënat” në lagjen Kalsa në Ditën e Shpirtrave, 1960: Enzo Sellerio portretizon kompleksitetin e mjedisit sicilian, pa rënë në folklor dhe duke i qëndruar gjithmonë besnik vizionit të kulturuar dhe të ndjeshëm. (Foto: Enzo Sellerio)
Reklama
Arrestimi i Leoluca Bagarellas, Palermo, 1980: Bosi famëkeq i mafies Bagarella, u arrestua përsëri në vitin 1995, pasi ishte arratisur për katër vjet. U dënua me burgim të përjetshëm për lidhjet me mafien dhe për vrasje të shumta. (Foto: Letizia Battaglia)
Në plazhin Arenella, festa mbaroi, Palermo, 1986: Kjo foto është një nga të preferuarat e Battaglias. “Shkova në breg të detit për të fotografuar diçka dhe pashë këtë tryezë shumë të çuditshme. Dikush kishte organizuar një festë në breg të detit dhe nuk e di pse, por mbeti vetëm kjo pulë. Është poetike. Po e kërkoj një poezi në jetë. Kjo është gjithçka që më duhet”. (Foto: Letizia Battaglia)
Ditë e nxehtë, Jean Paul në shtëpi – nga seria Palermo 84-86: Fabio Sgroi u fut në fotografi në vitin 1984, në një medium përmes të cilit do të paraqiste miqtë e vet dhe skenën e nëndheshme që karakterizonte Palermon në ato vite. (Foto: Fabio Sgroi)
26 prill 1987, Palermo: Në vitin 1986, Sgroi nisi të bashkëpunojë me gazetën e përditshme L’Ora, duke u fokusuar në lajme dhe reportazhe. (Foto: Fabio Sgroi)
Më shumë se 10 mijë studentë protestojnë kundër mafies, Palermo, shkurt 1986 – nga seria Kronika: Palermo dhe Sicilia në përgjithësi, është vendi ku aftësia e Sgroit për të vëzhguar momentet private përzihet me rrjedhën e jetës dhe vdekjes që kalon nëpër rrugë, në qoshe dhe rrugica. (Foto: Fabio Sgroi)
Sheshi Kastelnuovo, 1954: Enzo Sellerio e zbuloi fotografinë në moshën 28-vjeçare dhe iu përkushtua plotësisht që nga viti 1952, pasi fitoi në një konkurs rajonal. Në të njëjtin vit, fotografitë e tij u botuan në revistën Sicilia dhe do të vazhdojë të punojë me periodikun Il Mondo dhe revistat e huaja Du, Vogue dhe Fortune. (Foto: Enzo Sellerio)
Hanxhiu çon gomarin për të parë aeroplanmbajtësen amerikane Independence, gjatë zgjedhjeve të vitit 1960: Në vitin 1969, së bashku me gruan e tij Elvira, Sellerio themeloi shtëpinë botuese me të njëjtin emër, e cila ende gëzon sukses ndërkombëtar dhe ku Enzo ishte përgjegjës për botimet e artit dhe fotografisë. (Foto: Enzo Sellerio)
Distrikti i hoteleve, Palermo, 1977: Në fund të viteve 1970, Battaglia krijoi Il laboratorio d’If me Franco Zecchin, një qendër trajnimi për fotografët e Palermos. (Foto: Letizia Battaglia)
/Telegrafi/