Historiani Jusuf Buxhovi i ftuar në emisionin “Shqip” nga Dritan Hila në DritareTv tregon se përse Serbia nuk ka qenë shtet në mesjetë dhe kur e ka fituar autonominë. Sipas historianit, Serbia ka manipuluar dokumentet për të përhapur mitin se ka qenë shtet që në mesjetë!
“Një autor shumë i njohur serb Novakoviç botoi në vitin 1908 një libër për Kanunin në Serbi. Ai u përkthye në të gjithë botën, në 4-5 gjuhë. Deri vonë është marrë si dokument që shpjegon se shteti mesjetar serb i Dushanit ka ekzistuar dhe ka pasur këto e ato zakone. Në faqen 4 vetë autori thotë: Nuk ekziston kanuni i shekullit të 14 i Dushanit, por unë ketë e kam bërë në shekullin e 19-të në sajë të bisedave që kam bërë me disa priftërinj ortodoksë rusë në Prizren. Ky libër u dërgua te Šafařík, i cili ka qenë një nga ata që ka vazhduar shkollën e sllavisteve të Vjenës. Ai i dërgoi te Jeriçeku këto dokumente dhe i shkroi një dosje që këto ishin dokumente sllavike. Mandej i ndërroi dhe i shkroi dokumente serbe. Mbi këto janë krijuar të gjitha gënjeshtrat më pas. Kur i çuan në Havard, u vërtetua si një dokument jo i besueshëm. Unë e botova librin “Dardania, Antikitet dhe Mesjetë”, për të treguar se ne këto mashtrime po i hamë, po bar nuk hamë. Shkencërisht nuk duhet t’i pranojmë gënjeshtrat e tyre. Problemi më lart na kthen te Raška. Raška është një formacion politik feudal dhe si gjithë formacionet e asaj kohe, u fuqizua me ndikimin e Perëndimit, sidomos Vatikanit se ishte shumë i interesuar që ta ketë një fuqi që do ta zëvendësonte apo pengonte Bizantin të shkonte më tutje. Kështu u zhvillua lufta edhe me feudalë të tjerë shqiptarë. Kjo tregon se ai nuk ka qenë formacion politik-shoqëror serb. Shteti autonom i Serbisë u themelua në vitin 1830. Kjo është e vërteta. Kemi në mënyrë të qartë konvertimin e tribalëve dhe të Raška-s në serbë. Akademia e shkencave të Jugosllavisë në vitet 1954-1974 botoi në 6 volume historinë e popullit të Jugosllavisë, bazuar në dokumentet e Bizantit. I shkëputi disa autorë, për shembull një frazë të Kantakouzenos që thoshte; Isha te tribalët, ata e bënë në kllapa (te serbët). Ata bënë një ndërhyrje skandalozë në ato dokumente dhe shkenca e quan si mashtrim. Por problemi më i madh është që ne e kemi pranuar këtë diskurse dhe flasim për shtetin mesjetar të Serbisë. Historigrafia serbe e eliminoi Ilirika Magnum, Iliria e Madhe. Ata krijuan mitin e gënjeshtërt të shtetit mesjetar serb bashkë me kishën ortodokse serbe, që gjoja nga Mesjeta ka autonomi. Nuk ka autoqefali të kishës në vitin 219. Ka një autonomi në kuadër të peshkopatës së Ohrit. Sepse ajo ndodh mbas kryqëzatës së katërt, kur Perëndimi rrënon Bizantin dhe vendos perandorinë katolike në Kostandinopojë për 60 e ca vjet. Këtë moment e shfrytëzojnë dhe Vatikani jep një pavarësi kishtare, nuk ka pasur asnjë autoqefali.
Vetë historianët serbë e shpjegojnë, mashtrimin serb prej 8 shekujsh. Kisha ortodokse ka fituar autoqefalin në vitin 1923. Edhe ky është fakt.”, thotë historiani ndër të tjera./K.C/dritare.net