Macet i përdorin thonjtë në çdo vend, si për të dalluar territorin ku shkelin ashtu edhe për të shkurtuar gjatësinë e tij. Por ç’duhet të bëni që këto krijesa të bukura të mos ua shkatërrojnë ambientin ku jetoni.
Edhe pse macet nuk luajnë aq shumë sa qentë, kanë nevojë që të argëtohen me ushtrime, veprime të cilat forcojnë gjendjen psikike e fizike të maces.
Shumë e rëndësishme është edhe varja e një medaljoni me zile në qafë, në mënyrë që ta dini gjithmonë se ku ndodhet. Për ta trembur dhe “qortuar” kur bën gabime përdorni një pistoletë me ujë
Macet janë krijesa të çuditshme: të ledhatojnë kur duan, gjumashe, ndonjëherë përfituese, të rezervuara, më pak të ndjeshme se qentë dhe shumë mike të njeriut. Nëse keni vendosur të merrni një mace në shtëpi, atëherë duhet të përpiqeni që të mësoni gjuhën e tyre.
Për të shmangur prishjen e gjërave, gjëja e parë që duhet të bëni, pasi të keni marrë një mace në shtëpi është prerja e thonjve. S’i t’ia bëni? Përkëdheleni ngadalë me gishtat tuaj pa treguar shenja padurimi, transmeton Telegrafi.
Kur të shikoni që është e qetë dhe nuk reagon ndaj këtij veprimi, atëherë pritjani rregullisht thonjtë çdo 15-20 ditë dhe më pas, për ta shpërblyer mund t’i jepni një ushqim të shijshëm.
Është e rëndësishme të dini se në ç’vend i pëlqen t’i nxjerrë thonjtë, çfarë terrenesh preferon dhe në ç’pozicion është objekti i parapëlqyer vertikal apo horizontal? I pëlqen më shumë t’i “kruajë” thonjtë nëpër mobilie, apo në rrugica dhe tapete?
Mund ta ndihmoni kafshëzën tuaj duke e ndjekur kudo nëpër shtëpi për të parë se çfarë i pëlqen, në rast se e keni të vështirë të kuptoni gjuhën e saj. Vendosi në mes të korridorit një rrugicë me qime të gjata dhe një copë druri për të parë se çfarë e tërheq më tepër. Shumë e rëndësishme është edhe varja e një medaljoni me zile në qafë në mënyrë që ta dini gjithmonë se ku ndodhet.
Për ta trembur dhe “qortuar” kur bën gabime përdorni një pistoletë me ujë. Të njëjtën gjë bëni edhe kur nuk doni që të mos prishë shtëpinë e gjërat me vlerë. Kur dilni nga shtëpia, mbylleni macen në një dhomë që nuk keni gjëra të shtrenjta, ose mund ta lini në banjë. Për të qenë më të sigurt mbylleni edhe dritaren.
Mbajeni macen brenda shtëpisë. Mbajtja gjatë gjithë kohës në shtëpi, është zgjedhja më e mirë për komunitetin dhe për vetë kafshën. Pastrojini, sepse kjo i bën ato të shëndetshme dhe redukton problemet lidhur me sjelljen në kohën e riprodhimit.
Mësojeni macen tuaj të evitojë sjellje të pakëndshme, si gërvishtja e mobilieve ose kërcimet nëpër shtëpi. Mësimi i tyre kërkon durim dhe mirëkuptim. Vendosni një orar për të luajtur me të. Edhe pse macet nuk luajnë aq shumë sa qentë kanë nevojë që të argëtohen me ushtrime, veprime të cilat forcojnë gjendjen psikike e fizike të maces në lidhje me pronarin.
Bëhuni i duruar me macen tuaj. Shumica e problemeve të sjelljes së maces mund të zgjidhen me durim. Ju duhet të jeni i arsyeshëm për ato që prisni nga macja juaj.
Macet njihen si armike të mëdha të ujit, sidomos kur janë të lagura. Në qoftë se vetëm lagen nga ndonjë shi i lehtë, ato do të shpenzojnë së paku katër orë rreth mbulesës së tyre. Por, ujin e pijshëm duhen ta kenë gjithmonë afër tyre, për t’iu ikur disa problemeve me veshkat.
Komunikimi me anë të trupit është karakteristikë e maceve. Macja e hareshme njihet me një trup të lëshuar plotësisht dhe sy gjysmë të hapur apo lëvizjet e llastuara rreth këmbëve të të zotit.
Edhe veshët janë shenja të komunikimit, për shembull veshët e ngritur lart, të kthyer përpara. Veshët e maces së nervozuar apo të frikësuar, janë të kthyer nga prapa. Macet nuhasin me gjuhë. Përveç kësaj me anë të gjuhës ato marrim shumë informacione që dëshirojnë./Telegrafi/