WhatsApp njoftoi një veçori të re, e cila do t’i lejojë përdoruesit të modifikojnë mesazhet deri në 15 minuta pasi të dërgohen. Funksioni i ri do të bëhet i disponueshëm për përdoruesit në mbarë botën në javët e ardhshme, raporton The Guardian.

Mesazhet e përpunuara do të kenë një njoftim pranë tyre. Megjithatë, historiku i redaktimit nuk do të shfaqet dhe përdoruesi nuk do të jetë në gjendje të shohë se çfarë thoshte mesazhi përpara se të modifikohej.

Më parë, mënyra e vetme për të korrigjuar një mesazh që ishte dërguar ishte duke e fshirë atë dhe duke e zëvendësuar me një të ri. WhatsApp shfaq njoftimin se “mesazhi u fshi”. Aplikacionet konkurruese si Telegram dhe Signal tashmë i lejojnë përdoruesit të modifikojnë mesazhet. Twitter ofroi mundësinë për të rregulluar (brenda 30 minutash) përdoruesve të zgjedhur vitin e kaluar, njofton dritare.net

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here