Në fillim të shekullit të 20-të, diku në brigjet e Afrikës Perëndimore, një anije gjermane me avull po largohej nga porti. Papritur, moti u përkeqësua dhe anija hyri në një mjegull të dendur. Detarët ngecen nje rrip rëre afër bregut. Për fat të mirë, askush nuk u lëndua, madje ata mundën të shpëtonin edhe ngarkesën e tyre të çmuar. Por anija ishte ngecur në rërë përgjithmonë dhe nuk ishte e vetmja qe ndodhej aty. Pothuajse e gjithë gjatësia e bregut perëndimor të Namibisë quhet Bregu i Skeleteve. Nëse emri tingëllon i frikshëm, kjo sepse ashtu eshte vertete. Kjo linjë plazhi e gjatë 1570 kilometra është ndër vendet më të rrezikshme në Tokë. Fiset lokale besojnë se hyjnia e tyre supreme e bëri këtë vend kur ishte e zemëruar. Portugezët ishin evropianët e parë që shkelën në Namibi në shekullin e 15-të. Dhe jo, as atyre nuk u pëlqeu Bregu skeleteve. Eksploruesit portugez menduan se kjo tokë paraqiste portat e botës së nëndheshme. Ky është vendi ku shkretëtira Namib takohet me Oqeanin Atlantik. Mund të jetë e rrezikshme, por në fakt është një peisazh i bukur. Plus, është një sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here