Kjo shifra më e lartë e arritur ndonjëherë për shitjen e orës së një perandori
Një orë që dikur ishte në pronësi të perandorit të fundit të dinastisë Qing të Kinës, jeta e të cilit u pasqyrua edhe në filmin fitues të çmimeve Oscar “The Last Emperor”, u shit me një çmim rekord prej 6.2 milion Dollarë në një ankand në Hong Kong.
Një koleksionist aziatik, rezident në Hong-Kong arriti të bëjë të tijën orën e rrallë, Patek Philippe, që më herët i përkiste perandorit Puyi. I lindur në vitin 1906, Puyi ishte perandori i fundit kinez, sundimi i të cilit nisi që në moshën 2-vjeçare. Pas humbjes së Japonisë në Luftën e Dytë Botërore në 1945, Puyi u kap në në një aeroport të Kinës nga Ushtria e Kuqe Sovjetike.
Ai u mbajt si i burgosur lufte dhe qëndroi në një kamp në Rusi, për pesë vjet. Gjatë kësaj kohe ai ja dhuron orën e tij të rrallë përkthyesit të tij. Shtëpia e ankandeve në të cilën u realizua shitja bën me dije se janë dashur 3 vite për të hulumtuar historinë e orës.Orgjina e saj u verifikua falë ndihmës së historianëve dhe shkencëtarëve.
Orë të tjera në pronësi të perandorëve dhe të shitura në ankand përfshijnë një orë që i përkiste perandorit të fundit etiopian, Haile Selassie, e cila u shit për 2.9 milionë dollarë në 2017. Një orë tjetër Rolex që i përkiste perandorit të fundit të Vietnamit, Bao Dai, u shit për 5 milionë Dollarë në një ankand në 2017.
Klan News