NGA: LUFTULLA PEZA

Kongresi i Përmetit i mbajtur më 24 maj 1944 në qytetin e Permetit është ngjarje madhore në historinë e Shqipërisë, prandaj duhet të përkujtohet çdo vit me madhështi. Nuk ka rëndësi kush ishte forca që e organizoi dhe drejtoi, Partia Komuniste Shqiptare dhe Enver Hoxha, por kanë rëndësi vendimet që mori ky kongres në dobi të çlirimit përfundimtr të vendit .

Mblodha disa të dhëna nga shtypi mbi këtë date të rëndësishme për të sjellë në kujtesën e miqve dhe dashamirësve të mi gjërat kryesore nga kjo ngjarje historike.

Kongresi i Përmetit u mblodh më 24 maj 1944 ahere kur në Shqipëri ishte kulmi I LANÇ për liri. Ai ka qenë një kongres mbarëkombëtar në vijim të vendimeve të Konferencës së Pezës. Nga grupi partizan i Pezës shkuan si delegate në kongres 10-15 partizanë të zgjedhur me në krye Babë Myslim Pezën. Midis tyre mbaj mend që kanë qenë Xha Dyrri, Dyl Çelmeta, Muharrem Çelmeta, Jonuz Hakroma, Fadil Çelmeta etj. Kongresi vuri si qëllim çlirimin e të gjithë vendit nga pushtimi fashist dhe zgjedhja e një qeveria të përkohshme. Prandaj Kongresi i Përmetit është ngjarje e madhe në historinë tonë që nuk duhet të harrohet. Vetëm kur në pushtet erdhën berr-ishët kongresi u harrua fare dhe nuk përkujtohet.

Është për të shënuar kontributi i madh i popullit të Përmeti për mbajtjen e kongresit, sepse konribojë në mbajtjen e sigurisë dhe të strehimit të delegatëve të kongresit.

Populli shqiptar u organizua i teri për çlirimin e vendit të tij nga fashizmi dhe kjo u shpreh me faktin se nga Çeta e parë e Pezës themeluar nga babe Myslim Peza më 5 qershor 1940 dhe deri në maj të vitit 1944 kur u mbajt kongresi i Përmetit forcat partizane ishin shumuar së tepërmi duke arrur më shumë se 27 brigada partizane me rreth 70 mijë luftëtarë. Meritë e madhe e popullit shqiptar është se nuk priti ushtrinë e kuqe për të çliruar vendin, siç vepruan popujt fqinjë, por e çliroi atë me forcat e veta.

28 mijë dëshmorë të atdheut janë lulet tona të përjetëshme që dhanë jetën për çlirimin e vendit, në mes tyre edhe babai im I ri 31 vjeçar Hasan Peza.

Kongresi zgjodhi Këshillin antifashist NÇl., presiden u zgjodh Dr. Omer Nishani, u zgjodh Komiteti Antifashist me atributet e qeverisë provizore demokratike me kryetar Enver Hoxhën, që ishte sekretari I përgjithshëm I PKSh, kurse nënkryetar Myslim Peza. Vendime të tjera mjaft të rëndësishme të kongresit ishin:

-Të ndërtohet Shqipëria e re demokratike,

-të vazhdojë lufta deri në çlirimin e plotë të Shqipërisë nga fashizmi.

Sot e kujtojmë me krenari Kongresin historik të Permetin, luftëtarët që luftuan për çlirimine vendit dhe dëshmorët e atdheut që dhanë jetën për Atdheun e tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here