Një kompani japoneze akulloresh mblodhi disa nga përbërësit më të rrallë në botë për të krijuar një akullore që kushton 6,696 dollarë një racion.

Rekordet Botërore Guinness njoftuan se marka japoneze Cellato theu rekordin për akulloren më të shtrenjtë në botë me shijen e re të quajtur, Byakuya, transmeton Telegrafi.

Përbërësit e kësaj akullore të shtrenjtë përfshijnë një tartuf të bardhë të rrallë që rritet në Alba të Italisë, ku një gjysmë kilogrami është rreth 6,905 dollarë. Kjo shije e akullores përmban gjithashtu edhe një lloj djathi ‘parmezan’ po ashtu edhe një përbërës i njohur në Japoni si ‘sake lees’ .

Cellato e zhvilloi këtë lloj akulloreje me Tadayoshi Yamada-n, shefin e kuzhinës në restorantin RiVi në qytetin Osaka. Kompania tha se kërkonte të kombinonte shijet evropiane dhe japoneze në diçka unike.

“Na u deshën më shumë se 1.5 vjet për t’a zhvilluar, me shumë prova dhe gabime për të arritur shijen e duhur. Arritja e një titulli nga Guinnessi e bëri përpjekjen të vlejë”, tha një përfaqësues i Cellato-s për Guinness World Records.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here