Ekzistojnë mënyra të ndryshme që të kuroheni kur digjeni, ndërsa midis artikujve më të efektshëm janë që nga veza e thyer të përdorni të bardhët e saj
Çdokujt mund t’i ndodhë ndonjë telash në kuzhinë. Një moment pakujdesie dhe ndodh ta digjni gishtin dhe të krijoni panik. Nuk duhet bërë panik.
Plagët e djegura të shkallës së parë në mënyrën më elegante mund t’i shëroni në shtëpi, meqenëse ilaçi gjendet në frigoriferin tuaj.
Plagë nga djegia të shkallës së parë janë ato të cilat shkaktojnë dhembje dhe skuqje, transmeton Telegrafi.
Lëkurën e djegur menjëherë ftoheni nën vrushkull uji të ftohtë, pastaj kur të thahet sipërfaqja e lëkurës, në plagë qitni të bardhët e vezës.
Ajo do të krijojë një shtresë të hollë në vendin e djegur dhe do të zbusë dhembjen. Qëllimi, pra është që vendi i djegur të ftohet, Por, assesi mos përdorni akull sepse vetëm do t’i përkeqësoni gjërat.
Reklama
Kur të thahet përsëriteni procedurën.
Të bardhët e vezës, e cila është kolagjen natyror, në tërësi do të thithë nxehtësinë nga lëkura, do të shërojë dhe do të fshijë plagën.
Bëhet fjalë ndoshta për mjetin më të fuqishëm shtëpiak kundër djegieve, sepse zbut dhembjen, bën që vendi i djegur të shërohet më shpejt, parandalon krijimin e flluskave.
Këshillë: Për çdo shqetësim shëndetësor që keni, sigurohuni që të konsultoheni me mjekun tuaj. /Telegrafi/