Në ditët e sotme marrja e suplementeve është kthyer në një domosdoshmëri e cila na ndihmon të plotësojmë mungesat e lëndëve ushqyese. Me kaq shumë lloje vitaminash, ndonjëherë është e vështirë të kuptojmë se cila është koha më e përshtatshme për ta marrë secilën prej tyre. Në vijim, duam të ndajmë me ju disa këshilla dhe informacione të dobishme të cilat mund t’ju vijnë në ndihmë.
Vitamina C
Marrja e vitaminës është shumë e rëndësishme pasi është një antioksidant i fuqishëm dhe forcon sistemin imunitar. Doktorët tregojnë se koha ideale për ta marrë është 30 minuta pasi keni konsumuar vaktin e mëngjesit. Sigurohuni që të ruani suplementet në një vend të freskët dhe të errët, pasi kjo lëndë ushqyese është e ndjeshme ndaj nxehtësisë dhe dritës. Gjithashtu, mbani në mend se për shkak se vitamina C e tepërt ekskretohet, zakonisht nuk nevojiten doza mbi 1000 mg.
Vitamina B
Vitaminat B mund t’i merrni individualisht ose si një multisuplement që përbëhet nga të teta llojet e saj. Ato kanë një rol thelbësor në furnizimin e trupit me lëndë ushqyese dhe ndihmojnë në prodhimin e energjisë. Idealja eështë që ta merrni në mëngjes, kur sapo jeni ngritur dhe nuk keni ngrënë ende pasi kështu trupi e përthith më mirë.
Vitamina A
Ajo njihet si vitamina që lufton infeksionet, pasi ka një rol kyç në sistemin imunitar dhe riprodhimin. Mund ta merrni në çfarëdolloj ore të ditës që ju duket e përshtatshme, por vetëm pasi jeni këshilluar me një mjek.
Vitamina D
Ajo njihet si vitamina që ndihmon në përforcimin e sistemit imunitar, përmirësimin e shëndetit mendor dhe uljen e problemeve me fertilitetin. Është e këshillueshme që këtë vitaminë ta merrni në mëngjes ose në drekë pas vaktit përkatës.
Vitamina E
Vitamina E është një alet që ndihmon në parandalimin e kancerit dhe të gjitha sëmundjeve të lidhura ngushtë me plakjen qelizore dhe sëmundjet kardiovaskulare. Është e rekomandueshme ta merrni pasi të keni ngrënë vaktin e darkës.