75 % e yjeve janë tepër të ftohtë për të pasur jetë
Që të ketë jetë, përveç ujit, janë të domosdoshme edhe rrezet UV. Por në një sasi që të jetë e duhura, çka do të thotë, mungesa e tyre bën të pamundur kushtet për krijimin e themeleve të jetës, ndërsa më tepër se ç’duhen, mund të shkatërrojnë ADN dhe proteinat e gjallesave.
Kjo natyrisht duke ju referuar jetës siç e koncepton njerëzimi dhe studimeve të realizuara deri më tani. Nisur nga këta parametra, shkencëtarët pasi kanë analizuar cdo zbulim të bërë gjatë viteve të fundit mbi yje dhe planet në zonën e ashtuquajtur të “banueshme” të hapësirës, dhe nga qindra mijëra, vetëm 17 yje rreth të cilëve rrotullohen 23 planetë duket se i plotësojnë të dy kushtet, atë të pranisë së ujit, dhe të rrezeve UV.
Ndërkohë që 75 % e yjeve që në njohim janë tepër të ftohtë për të bërë të mundur formimin e bazës kimike në themel të ndërtimit të jetës, pasi temperatura e sipërfaqes duhet të jetë të paktën 4000 gradë Celsius për të nxitur reaksione kimike fillestare.
Ndërkohë që kujtojmë që temperatura e yllit të sisitemit tonë, Diellit, është 5500 gradë Celsius.
Klan News