Nga gojdhënat më të lashta, antike, legjendat e ndryshme prej autorve të shumtë thuhet se; YLLI ishte i biri i Thiodamit, mbretit të Dryopianëve (Dorian), por shumë shkrime të tjera shkruajnë se një tjetër YLLI ishte bir i Kadmit dhe Harmonisë …
– Mandej tek e ashtquajtura mitologji e lashte greke shkruhet se Herkuli kishte dy djem të tjerë me emrin “YLLI” apo Ὕλᾱς; Hyllas, njëri prej tyre lindur nga Omphale, tjetri nga Melite, e cila ishte një bijë e perëndisë së lumit Egeus në vendin e Phaeacians.
Ndërkohë të dokumentuar kemi YLLIN, MBRETI YNË i YLLIRISE, i cili ka vdekur në vitin 1225 p.e.s. dhe prej tij gadishulli Ballkanik i sotëm quhej: “YLLIRI #ILIRI“
Ndikimi i (YLLIT) – Yjeve të shumtë në antikitet vërehet tek shumë emërtime të tjera në krejt brigjet e mesdheut, duke filluar që prej Azisë së vogël kemi:
– Ὕλλος YLLI Phrygian (Brigian)
– Hyllus një lumë i Bitinisë
– Hyllas një lumë në Kapadokia
– Hylami: (Ὕlamoi), qytet i Likisë
– Hyle: Ὕλη, Qytet i Qipros
– Hyllarima: Ὑλλάριμα, Qytet i Carias dhe njekohesisht aty gjendur edhe alfabeti Hyllarima; (Yllarian)
– Hyllouala: Ὑllouala, qytet tjeter i Carias
– Hyllus, i biri i Gaeas, mbetjet gjigante të eshtrave të të cilit u zbuluan në Lidia në portat e Temenusit; prej tij u emërua një lumë i i Lidias.
Prej emrit YLLI kemi mandej pafundësisht emërtime të tjera (si: Pyllus, Babyllus, Basyllis, Bardhylis, etj.; etj.) të cilat flasin dhe i përkasin historisë sonë të lashtë, gjuhës sonë hyjnore ashtu si vet “YLLIADA” e HOMERIT u shkruajt në emër të tij të tyre, fise të shumta Troizenë; Trojane, Ylliane dorike, në Argos, Megara, Beoti, Spartë, Pelepeonez, etj.; etj.
Nga shkrimtarët historianë të antikitetit, shkruhet se emri i gadishullit të Ilirisë rrjedh etiologjikisht nga Ylli, i biri i Kadmit dhe Harmonisë, Mbret ilirisë i cili u bë paraardhësi me të njëjtin emër i ilirëve.
Shkrimtarët e lashtë “Ylliene ~ helenë” përdorën emrin “ilir” për të përshkruar popujt midis Liburnëve dhe Epirit deri në detin Jon.
Në periudhën romake, Illyricum, ishte një term që nënkuptonte një rajon edhe më të gjerë se Iliria, emërtim ky i cili përdorej për zonën midis Adriatikut dhe Danubit ashtu si ne krye te heres.