Një video e filmuar brenda një xhamie në Algjeri po bën xhiron e botës.

Në të shihet imami i xhamisë, i cili i prin besimtarëve tjerë në lutje në ditët e muajit të shenjtë të Ramazanit, transmeton Telegrafi.

Derisa po falej dhe xhamia ishte e mbushur me besimtarë, një mace i kërcen në gjoks imamit i cili për asnjë moment nuk i ndali lutjet – përkundrazi ledhatoi macen.

Macja madje i hip mbi kokë dhe pas disa tentativa të dështuar për të fituar vëmendjen e tij – macja kërcen në tokë dhe largohet.

Megjithatë ky moment nuk i shpëtoi objektivit të kamerës, që po transmetonte direkt faljen nga xhamia në Algjeri. /Telegrafi/i

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here