Qazim Namani

Vushtrria me rrethinë në shekullin XVII ishte me popullatë të pastër etnike shqiptare. Gjysma e popullatës ishin islamizuar dhe jetonin në qytet, me një numër më të vogël të popullatës së krishterë. Fshatrat për rreth kryesisht ishin të krishtera. Gjatë shekullit XVIII, në fshatrat malore të Vushtrrisë u shtua laramania, kryefamiljarët mbanin emrat e krishterë por njëkohësisht edhe emra mysliman.

Shekulli XIX e XX, ishin shekuj tragjik për popullatën shqiptareve në përgjithësi. Identifikimi i kombit me fenë, krijojë ndarje të mëdha, asimilim të popullatës shqiptare dhe vëlla vrasje. Shqiptarët e besimit mysliman gjatë shekullit XIX, u regjistruan si osmanlinj, ndërsa këto familje gjatë shekullit XX edhe pse u regjistruan si familje shqiptare, nuk kishin mundësi për ta ruajtur harmoninë vëllazërore me popullatën shqiptare të krishterë që tani ishte serbizuar.

Gjatë dekadave të fundit të shekullit XIX dhe deri në Luftën e Dytë Botërore, popullata e krishterë e Vushtrrisë me rrethinë u serbizua tërësisht.

Gjurmët e varrezave të kësaj popullate ruajnë elemente të artit të krishterë, dhe testament që e dëshmojnë përkatësinë e tyre etnike shqiptare!

Gjeografi i madh serbë Atanasije Urosheviqi e kishte dajë Qamil Agën nga Vushtrria. Për fat të keq edhe familja e Qamil Agës si shumë familje tjera, pas vitit 1912 u serbizuan. Pjesëtar të kësaj familje edhe sot jetojnë në Arangjelovac të Serbisë, por e ruajnë mbiemrin Qamilovic.

Foto varrezat e ortodoksve shqiptar në Vushtrri me rrethinë!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here