Nje monument interesant nga koha romake eshte gjetur ne fshatin KalIçan te Istogut.

Fjala eshte per nje monument mbivarror prej guri gelqeror te tipit “stelë dardane” nga kapërcyelli i shekullit II ne shekullin III të eres sonë me mbishkrim vijues ne gjuhen latine:

DM AVR(elius) BATO MILES LEG(ionis) V(II Claudiae) VIXIT AN(nis) XXX MIL(itavit) ANNIS XII A(VRelius) VIATOR PATE(r) FIL(io) P(ientissimo) P(osuit).

do të thotë: Kushtuar Maneve-hyjnive të nëntokes, Aurelius Bato, ushtarit te legjionit VII Klaudian, i cili kishte sherbyer 12 vjet, Aurelius Viator, babai, ia ngriti (monumentin) birit më të virtytshëm.

Ushtari Bato ishte me origjinë iliro-dardane gje qe e deshmon pjesëmarrjen e ilireve ne ushtri romake permes te ciles kishin mundesi per krijimin e karrieres ushtarako-politike ne shoqeri romake perfshire ketu postet e larta shtetërore ushtarake e politike deri te posti i perandorit, siç ishte rasti me perandoret Dioklecianin, Konstantinin e Madh, Justinianin e nje varg perandoresh romak te tjerë me origjinë ilire.

https://www.facebook.com/groups/185380084871106/?multi_permalinks=6031874763554913&ref=share

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here