Sapo permendet emri i Esat Pashe Toptanit vjen në mendje epiteti i tradhetarit?
Por kush ishte ai në të vërtetë dhe ç’ndikim kishte në Shqipërinë e viteve Esati kishte çiflgje dhe mbështetje në Shqipërinë e mesme. Esati zotëronte mbi 10.000 hektarë tokë në zonën e Krujës, Tiranës dhe Durrësit, ai ishte lidhur ngushtë me Vrionasit.
Esati, shkruan historiani Lefter Dilo, ishte përfaqësuesi tipik i feodalizmit grabitqar. Ai nuk linte rast pa kërkuar pjesën e tij në çdo qeveri. Ai bile deshi të kërkojë pjesë edhe në qeverinë e Korcës.
Esat Pashë Toptani u përpoq të rëzonte qeverinë e Vlorës, të rëzonte Kongresin e Lushnjës, të rëzonte qeverinë e Tiranës dhe u vu në shërbim agjenturor të serbëve dhe grekëve të cilët përpiqeshin për të përçarë dhe shkatëruar kombin shqiptar.
Në mbrojtjen e Shkodrës ai nuk shkoi si pjesë e pavarësisë shqiptare, ai ka shkuar si gjeneral i Turqisë për të mbrojtur interesat e perandorisë osmane dhe të tijat.
Por a e keni ditur se një nga shkrimtarët më të shquar shqiptar kishte thure vargje per figuren e Esad Pashe Toptanit.
Ishte Gjergj Fishta ai qe shkruajti keto vargje per te:
“Mo’ lê Toptan, qi me shpatë t’ande binde,
Nji shekull mbarë n’atë maje Taraboshi;
Prap shpatën njesh e priin prap ti gjinde,
Ndejun në votër, s’pranohet jo kondoshi!…
Mblidh Toskë e Lapë, e sod per Shqyptari
Qindro, s’i herë qindrove me trimni.”
Figura të cilës Fishta ia kushton këto vargje asht as ma pak e as ma shumë se viktima e Avniut, Esad pashë Toptani. Shquhet Taraboshi si nji prej fronteve ku u zhvillue mbrojtja e Shkodres (1912-13) si simbolikë apo ndoshta edhe vendi faktik në të cilin Toptani me drejtimin e tij (shpata) bindi dynjanë. Toskët e lapët janë redifët që mblodhi për t’iu bashkue nizamëve të korparmatës komandue nga Hasan Riza Pasha.