Si sot, më 1860 vdiq në Vjenë Karl Gega (Carlo Ghega; Carl Ritter von Ghega, lindur në Venedik më 1802). Edhe sot në këtë qytet ruhet monumenti i varrit të tij. Nderkaq në vitin 2018, Karl Gega, do të shpallet nga Këshilli i Gjeodezëve Europianë (Council of European Geodetic Surveyors), për gjeodezin e vitit!
The Council of European Geodetic Surveyors, që nga viti 2012 ka shpallur për çdo vit nga një gjeodez emblematik europian, si më poshtë: Gerardus Mercator për vitin 2012; Galileo Galilei për vitin 2013; Friedrich Georg Wilhelm von Struve për vitin 2014, Euclid-i për vitin 2015; Rumer Josip Bošković për vitin 2016; Guillaume-Henri Dufour për vitin 2017, dhe Karl Gega (Carl Ritter von Ghega) për vitin 2018 (më 21 mars 2018, në Washington DC, SHBA).
Nga burimet e shumta të ruajtura veçanërisht në Itali, Austri, dhe gjithandej botës mund te zbulohet se si studiuesi botëror me origjinë shqiptare, i lindur në Venedik, dhe student i Universitetit të Padovës, ka luajtur një rol të rëndësishëm në gjeodezi dhe profesionin e survejimit deri në ditët e sotme. Ne mund të zbulojmë sfondin e tij dhe detajet e rrugës së tij profesionale, arsimimin dhe kontributet më të rëndësishme në fushat e gjeodezisë dhe inxhinierisë në përgjithësi. Kontributi tij më domethënëse është ndërtimi i hekurudhës malore Semmering (Austri, në vitet 1848-1854), e cila në vitin 1998 do të regjistrohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Krahas këtij projekti, i cili la mbresa të mëdha në profesionin e inxhinierit, Karl Gega gjithashtu është shquar për ndërtimin e Viaduktit Borovnica në Slloveni, si dhe për realizues të dhjetëra e dhjetëra projekteve gjatë viteve 1820-1853!
Burimet: Archivio Antico dell`Università di Padova, Facoltà filosofico-matematica, b. 27, n. 84; Biblioteca Nazionale Marciana, Venezia: Mss. it., IV, 508-509 (5082-5083); Friedrich Wallisch (1931), Neuland Albanien, Franckh’sche Verlagshandlung; Piero Del Negro (2000), Ghega Carlo, Dizionario Biografico degli Italiani, v. 53; Robert Elsie (2012), A Biographical Dictionary of Albanian History. I. B. Tauris, etc. /Trungu & InforCulture.info