Ilir Ikonomi

Shumë ndryshe nga pamja e Tiranës së sotme, që të vret sytë me katërkëndëshat pa shije të projektuar nga arkitektët e betonit me ndihmën e dorës së prishësit, qyteti i dikurshëm shquhej për rradhët e gjata të plepave në hyrje, lisat madhështorë e të lashtë, qiparisat me karakter dhe shtëpitë dollmallije me tjegulla të kuqe të rrethuara nga bahçe plot pemë e lule.

Në mes ngrihej kulla e lartë e sahatit, maja e së cilës ishte në stilin e barokut osman, me qemerë të harkuar dhe me mbulesë prej plumbi. Nën kulmin varej këmbana, ose kumona, siç e quanin tiranasit, që lajmëronte orën e plotë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here