Iljaz Rexha: Vendosja e administratës osmane dhe formimi i vilajeteve dhe sanxhaçeve si njësi administrative dhe territoriale në territoret e Kosovës dhe të Maqedonisë së sotme , që më shekuj qendronin nën sundimet e huaja : romake, bizantine, bullgare dhe sllave- serbe, pikë së pari nëpërmes të instuticioneve shteterore dhe fetare e nderpreu sllavizimin dhe greqizimin e popullsisë albane , dhe në anën tjetër e përhapi fenë islame me parime paqësore (nepërmjet të metodave dhe formave të përfitimeve ekonomike ) e jo në mënyrë administrative.
Prof. Dr.Iljaz Rexha:
Përfundim
Islami dhe sistemi i timarit spahi osman, ia mundësuan albanëve që nga një amulli ( moçalike ) shekullore të dalin në skenën politike osmane , dhe nepërmjet të këtyre dy faktorëve si shtylla kryesore të pushtetit osman arritën të inkuadrohën në shoqërinë dhe administraten osmane duke marrë pozita të larta në instuticionet shtetrore dhe fetare të shtetit osman , deri në rangun e ministrave dhe kryeministrave në Qeverinë osmane ( Porta e Lartë ).
Nëpërmjet administratës osmane , ata arritën që ta rikthenin administrimin dhe qeverisjen në të gjitha sanxhaqet dhe vilajetet osmane që ishin formuar në tokat albane dhe të banuara me shumicë të popullsisë albane . Albanet gjatë periudhës osmane sipas burimeve arkivore osmane dhe atyre perendimore, përveç disa xhamive dhe monumenteve të tjera kulturo-historike , që u ndërtuan nga Sulltan Murati i II dheSulltan Fatih Mehmeti i II, ndërsa me qindra objekte tjera fetare islame dhe vakufe si instuticione bëmirëse dhe humane që i shërbenin popullsisë muslimane në përgjithsi pa dallim etnie, i kanë ndërtuar pashallarët muslimanë me origjinë albane. Sikurse më parë kur ishin të krishterë, kishin ndërtuar manastiret dhe kishat e ritit romano-katolikdhe të ritit greko- biantin në Kosovë e Maqedoni, të cilat sllavët më vonë i shndërruan nëkisha të tyre sllave. Feja islame, nuk u përhap me forcë as në tokat albane, po as në vendet e tjera të Ballkanit , për këtë fakt egzistojnë dëshmi arkivore, meqë osmanlinjtë qysh në fillim të pushtetit të tyre i kishin inkuadruar spahinjët e vegjël të krishterë ( që ishin të shtypur nga feudalët e mdhenjë sllavë), duke u ndarë atyre timare pa kurrfarë kushtëzimsh, vetëm nga ata kërkohej që të tregojnë besnikri të sinqertë ndaj sulltanit dhe organeve të larta shtetrore të shtetit të tijë.
Dëshmia tjetër se islami nuk u përhap me forcë është edhe mbrojtja e kishave dhe manastireve të krishterë me fermane dhe dekrete speciale të hartuara në zyret e sulltanëve osmanë . Feja islame me parimet e saj kontriboi që popullsia albane të lirohet nga presioni shekullor i kishave greke dhe sllave, që me forcë tentonin gjatë periudhës mesjetare të konvertonin këtë popullsi në fenë e ritit pravosllav dhe ta asimilonin krejtësishte dhe në aspektin etnik. Feja islane si fe tolerante nuk ndikoi,që gjatë periudhës 500 vjҫare të sundimit osman në sanxhqet dhe vilajetet osmane të banuara me popullsi albane të zhdukën zakonet, tradita dhe gjuha popullore, edhe pse zyrtarisht arsimimi në gjuhën albane nuk ishte lejuar, por nuk pati ndonjë rrezik të madh që ajo të zhduket, meqë në kontaktet e jetës së përditshme gjuha albane flitejdhe përdorej nga popullsia lirshëm, madje edhe në zyret e vilajetit të Kosovës menënpunsit me prejardhje shqiptare, komunikohej në gjuhën shqipe , madje edhe disa ministra që ishin në funksione te larta në Istambul, shpeshherë me nënpunsit shqiptarë kanë komunikuar në gjuhën popullore të shqipes dhe sipas një dokumenti osman, njëri prej këtyre pashallarëve që shërbente me detyrë në Istambul, e ky ishte Merre Hasan Pasha, nga Peja, i cili në zyrën e tij, përveç gjuhës zyrtare turke, flitej edhe gjuha shqipe, ai nëpunësve të tij shqiptarë që në atë kohë shërbenin në Stamboll në administratën osmane, ai ju fliste shqip dhe ju ipte urdhëra në shqip “ Merre këtëdokument dhe kryje punën”, ky ishte një pasha me gradë veziri që mori epitetin aponofkën zyrtare në bazë të fjalës shqipe Merre, që përdorte në komunikim me nëpunësit e tij. Me këtë ofiq ishte bërë i njohur dhe ishte shenuar në dokumentet zyrtare të adminitratës osmane. Duke përfunduar kumtesën tonë, mund të pohojmë se Perandoria osmane, jetoi dhe sundoi gati 500 vjet, përveç në pjesën e kontinetit të Azisë dhe të Evropës juglindore përkatësisht, të Ballkanit, duke ju përmbajtur ligjeve të saj relativisht të drejta, për atë kohë mjaft demokratike, si edhe duke mos lejuar diskriminin racor në baza etnike, as zbatimin me dhunë të politikës asimiluese ndaj popujve të krishterë të Ballkanit