Si sot, në vitin 1891, kalendari historik shënon zgjedhjen e Kryetarit të Partisë Popullore Radikale, Nikolla Pashiq si president i parë i Mbretërisë së Serbisë. Në politikën e jashtme serbe, politikani në fjalë zbatuar programin për krijimin e Serbisë së Madhe, duke pushtuar jo vetëm Kosovën, Maqedoninë Veriore dhe Sanxhakun!
Nikolla Pashiq (1845-1926), pasi që kishte mbaruar studimet teknike në Cyrih (1873), ai u kthye në Serbi, ku do të bëhet udhëheqës i Partisë radikale popullore (Narodne radikalne stranke, 1880-1926). Më 11 shkurt 1891 do të zgjidhet Kryeministër i Parë i Mbretërisë së Serbisë dhe Ministri i Jashtëm në vitet 1891-1892, 1904-1906, 1906-1908, 1909-1911, 1912-1918. Në ndërkohë është zgjedhur dhe për Ambasador në Rusi (1893-94), si dhe Kryetar i Beogradit (1895-97). Në politikën e jashtme, është shquar për realizuesin më të denjë të “Naçertanies” së M. Garashanin (1844), programin e krijimit të Serbisë së Madhe. Gjatë Luftërave Ballkanike (1912-1913), kishte zgjeruar Serbinë në pjesën më të madhe të Kosovës, Sanxhakut dhe të Maqedonisë. Politikën për themelimin e Serbisë së Madhe e kishte vazhduar dhe gjatë Luftës së Parë Botërore (1914-1918). Pas Luftës së Parë Botërore, ai do të zgjidhet sërish Kryeministër, por tash Kryeministër i shtetit të ri, Mbretërisë Serbo-Kroate-Sllovene. Në kushte të reja, duke përdorur të gjitha format e dhunës shtetërore, ai do të vazhdon më përkushtim të madh realizimin e programin e ndërtimit të Serbisë së Madhe, program ky që është duke vazhduar dhe sot e gjithë ditën në gjithë arealin e Mbretërisë së Jugosllavisë dhe Jugosllavisë Komuniste!