Disa kastorë të ‘prapë’ në një rezervat në Perthshire kanë shkëputur një kamera që monitoronte aktivitetin e tyre. 

Ky vend në Doune, Argaty Red Kites ka rreth një duzinë me kastorë që janë zhvendosur aty nga zona të tjera të Skocisë. Gjatë fundjavës, pronarët ishin habitur pse “kamera e kastorëve” po tregonte vetëm pamje shkarpash dhe balte.

Ata thanë se kafshët kishin rrëzuar shtyllën e drunjtë që mbante kamerën dhe e kishin tërhequr deri në çatinë e strofkullës së tyre. Kamera është instaluar sërish, por shtylla e drunjtë mund të zëvendësohet me një të metaltë.

Kastorët janë një specie e mbrojtur. Ata ishin endemikë në Skoci përpara se të zhdukeshin në shekullin XVI.//tvklan.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here