Jupiteri ka tashmë 92 hëna pasi shkencëtarët kanë zbuluar 12 të tjera. Kjo do të thotë se tejkalon Saturnin, të cilit i njihen 83 hëna.

Shumica e hënave të reja të identifikuara janë të vogla, me gjerësi 1-3.2 km dhe pjesa më e madhe e tyre orbitojnë për më shumë se 550 ditë rreth gjigandit të gaztë. Jo vetëm kaq, por ato rrotullohen në drejtim të kundërt të orbitës së Jupiterit.

Astronomët thonë se kjo ndodh pasi hënat kanë një trajektore të largët dhe të kundërt që me gjasë klasifikoheshin si asteroide, përpara se të ‘thitheshin’ nga graviteti i Jupiterit.

Ato u zbuluan në vitet 2021-2022, por sapo janë verifikuar. Hënat i bashkangjiten listës së gjatë të hënave të tjera të Jupiterit, e cila kryesohet nga 4 më të mëdhatë: Io, Europa, Ganimeda dhe Kalisto. Asnjëra prej hënave të rejave nuk është emërtuar, por gjatë muajve në vazhdim do t’iu caktohet një numër nga Qendra e Planetëve të Vegjël./tvklan.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here